Vrasja në ish-Bllok/ Nuk ishte i pranishëm në seancë, Gjykata liron Ervin Matën
4 Mars 2019, 08:09Nga DOSJA
TIRANË– Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje” për Ervin Matën.
Ai u vetëdorëzua në Polici dy ditë më parë pasi ishte shpallur në kërkim nga policia që prej ngjarjes së 4 tetorit. (Lexo këtu) Mata ishte i përfshirë në vrasjen në zonën e ish-Bllokut ku si pasojë e një përplasjeje me armë mbeti i vrarë Fabjol Gaxha, ndërsa u plagosën Ervis Martinaj dhe shoku i tij Eljo Hato.
Gjatë seancës, Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg” pasi sipas tyre nga pamjet filmike duket qartë që është Mata ai që përfshiu në konflikt Merviol Bilon. Akuzave të Prokurorisë, avokati mbrojtës i është përgjigjur se klienti i tij u sulmua pasi nuk kishte shkuar që të konfiktohej.
Vetë Mata nuk ka qënë i pranishëm në seancë, por nga dëshmia e dhënë në Polici mësohet se është shprehur se nuk ka qëlluar dhe është larguar nga të shtënat.
U frikësova prandaj ika. Dhe gjatë gjithë kësaj kohe kam qenë i fshehur, se kuptoja çkishte ndodhur. S’kam sulmuar njeri, përkundrazi më kanë sulmuar të tjerët. S’kisha asnjë armë, se dija se Merviol Bilo kishte armë. Në asnjë moment nuk kam qëlluar as me grusht as me armë.
Po çfarë ndodhi në 4 tetor?
Mbrëmjen e 4 tetorit 2018, rreth orës 21:00, në lokalin “Monopol” pati një përplasje me armë ku për pasojë mbeti i vrarë Fabjol Gaxha, ndërsa u plagosën Ervis Martinaj dhe shoku i tij Eljo Hato. Ky i fundit u arrestua nga policia, por iu ndryshua masa e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”, në sajë të një garancie pasurore prej rreth 1 milionë lekësh, për tu hetuar në gjendje të lire për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. Njëri nga plumbat e preku Haton në shtyllë kurrizore dhe sipas raportit mjeko-ligjor nuk mund të qëndrojë në qeli pasi ka mbetur pothuajse i paralizuar.
I përfshirë në konflikt ishte edhe Ajaks Bonjaku, i cili u vetëdorëzua vetëm disa ditë pas ngjarjes, kurse Fabjol Alushi u arrestua nga policia dhe më pas u la në masën detyrim paraqitje. Ndërkohë në kërkim nga policia është ende ish-komandoja Merviol Bilo, i cili akuzohet të ketë qëlluar për vdekje Gaxhën,
Si fillim u mendua se arsyeja e përleshjes ishte këngëtarja Elvana Gjata, por hetimet e mëtejshme zbuluan se bëhej fjalë për një sherr të mbartur të të fejuarit të saj, Ervin Mata, me disa persona të tjerë, ku përmendet emri i biznesmenit Eldi Dizdari (partneri i Suada Sherifit). Dizdari është gjithashtu kushëriri i Arbër Cekajt, pronarit të magazinës ku u kapën 613 kg kokainë në Maminas, i cili aktualisht është në Gjermani i arrestuar.
(k.m./dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
GJIROKASTËR- Ditën e sotme banorët e Këlcyrës kanë zhvilluar një protestë para bashkisë, pas vendimit për shembjen e 28 objekteve në qendër, shumë mes të c...
PËRMET– Ditën e sotme mbi 28 familje në Këlcyrë kanë protestuar në sheshin para bashkisë kundër prishjes së shtëpive të tyre. Shkak është bërë një projekt ...
TIRANË– Prokuroria ka dhënë pretencën e saj për katër të pandehurit që akuzohen për vrasjen e Marvi Mihalit, më 31 korrik të vitit 2017, pas një sherri me...
VLORË- Një zjarr ka rënë në një zonë me kullota në zonën e Dhërmiut në Vlorë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se zjarri ka zënë një sipërfaqe të madhe to...
Tiranë/Hyn në fuqi udhëzimi për zbatimin e ndryshimeve në tatimin e rrogave për rritjen e pragut nga 130 mijë lekë në mbi 150 lekë, që do të taksohen 23 për qin...
KAPSHTICË- 16 shtetas sirianë janë ndaluar nga policia në zonën e kufirit te gjelbër. Mësohet se të ndaluarit janë dy çifte bashkëshortësh bashkë me...
Ditën e sotme banorët e Këlcyrës pritet të zhvillojnë një protestë, pasi do të prishen 28 objekte, biznese dhe banesa.Bëhet fjalë për një projekt, i cili u mira...