Aktualitet

Qytetarja në Këlcyrë i kundërvihet propagandës: Gazeta Tema mashtron, kryetari është futur vrimave (VD)

4 Mars 2019, 12:03 Nga DOSJA
Qytetarja në Këlcyrë i kundërvihet propagandës: Gazeta

PËRMET– Ditën e sotme mbi 28 familje në Këlcyrë kanë protestuar në sheshin para bashkisë kundër prishjes së shtëpive të tyre. Shkak është bërë një projekt për rehabilitimin e Qendrës së qytetit.

Ndërkohë që një nga banoret e pranishme në këtë protestë ka thënë se edhe mediat janë pjesë e manipulimit të së vërtetës bashkë me politikanët.

Ajo ka akuzuar Gazetën Tema se ka mashtruar në artikullin e sotëm me titullin: Kryebashkiaku i Këlcyrës sqaron prishjen e 27 objekteve në qendër të qytetit.

Qytetarja thotë se kryebashkiaku Klement Ndoni nuk ka dalë për të sqaruar banorët por është fshehur.

“Ato janë mashtrime. Gazeta Tema pse mashtron që thotë kryetari i Bashkisë na ka sqaruar. S’është e vërtetë, ai është futur vrimave. Le të vijë të na sqarojë këtu.”-thotë banorja.

Shkrimi në Gazetën Tema:

Kryetari i Bashkise se Këlcyrës, Klement Ndoni, ka sqaruar sot procesin e prishjes së ndërtimeve në qendër të qytetit.
Ndërkohë që po drejtonte punimet për ndërtimin e urës së Mbrezhdanit, ai sqaroi për shtypin se nga projekti i qendres se qytetit preken rreth 27 objekte, te cilave u eshte bere procedura e vleresimit per shpronesim.
Banoret qe posedojne keto objekte kundeshtojne vleren e vleresimit, se ju duket pak, nderkoh qe vleresimi eshte bere sipas VKM-së qe eshte ne fuqi.

Ditën e sotme, kanë zhvilluar një protestë para Bashkisë ku kërkojnë anulimin e projektit që prek banesat e tyre. (Lexo ketu) 

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet klement ndoni prishja e banesave ne kelcyre protesta e banoreve ne kelcyre klement ndoni prishja e banesave ne kelcyre protesta e banoreve ne kelcyre

Sondazh

Poll