Aktualitet

Aksident në Sukth, mjeti përplas për vdekje këmbësorin

4 Mars 2019, 11:47 Nga DOSJA
Aksident në Sukth, mjeti përplas për vdekje këmbësorin

DURRËS- Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Sukth,  ku një makinë ka përplasur për vdekjen këmbësorin J.P, 67 vjeç.

Nga informacionet paraprake, mësohet se  këmbësori u transportua në Spitalin Rajonal Durrës, ku edhe ka ndërruar jetë. Ndërsa, grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.Në njoftimin e policisë thuhet se drejtuesi i mjetit është shtetasi A.S. 34 vjeç, banues në Durrës. Grupi Hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Inforamcioni paraprak

Më datë 04.03.2019, rreth orës 11:15 , në Sukth në një rrugë dytësore në afërsi të mbikalimit , shtetasi A.S.,  34 vjeç , banues në Durrës , duke drejtuar mjetin ka aksidentuar shtetasin këmbësor J.P, 67 vjeç, i cili u transportua në Spitalin Rajonal Durrës, ku ka ndërruar jetë.

Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit”, njofton policia.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksident sukth aksident sukth

Sondazh

Poll