Sport

VIDEO/ “Fanatiks”-at që tani drejt “Air Albania” për të mbështetur bardheblutë e Tiranës në derbin e pare të kryeqytetit…

Edhe sonte “Air Albania” do të ketë një koreografi të pasur të tifozëve për derbin e kryeqytetit

19 Tetor 2023, 16:53 Nga DOSJA
VIDEO/ “Fanatiks”-at që tani drejt “Air Albania”

TIRANE - Në orën 19:00, në stadiumin “Air Albania” do të startojë derbi i parë i madh i kryeqytetit për Kampionatin e 84-t Kombëtar të Superiores. Partizani do të luajë rolin e organizatorit dhe do të presë bardheblutë e Tiranës.

Sakaq, tifozët e bardhebluve, “Fanatiks” e njohur, janë grupuar dhe kanë nisur marshimin tyre drejt stadiumit “Air Albania” për të mbështetur skuadrën e tyre të zemrës, Tirana.

Derbi i kryeqytetit, është një ndeshje e prapambetur e javës së 6-të, teksa Partizani me 11 pikë renditet në vendin e 5-të pas gjashtë ndeshjeve. Tirana pozicionohet në vendin e 3-të me 13 pikë.


B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll

Sport 19 Tetor 2023, 15:10

Leo Messi, një mesazh për Neymar…

ARGJENTINE - Lionel Messi nuk ka qenë indiferent ndaj fatkeqësisë së Neymar dhe i ka lënë një mesazh brazilianit në rr...