Sport

Tebas i alarmuar: “Pirateria televizive u rrit me katër pikë këtë sezon”...

Drejtuesit e pranishëm në një mbledhje të Europa Press, besojnë se pirateria televizive i pengon transmetuesit të kenë më shumë abonentë dhe dëmton shtetin spanjol me më shumë se 500 milionë euro.

19 Tetor 2023, 15:55 Nga DOSJA
Tebas i alarmuar: “Pirateria televizive u rrit me katër pikë

SPANJE - Javier Tebas, president i La Ligas, ishte i pranishëm në një event të Europa Press, që mblodhi emra të mëdhenj të sportit dhe foli për një studim, që zbuloi rritjen e piraterisë televizive në industrinë e futbollit.

“Vëmë re që audienca jonë është rritur, por abonentët po vuajnë. Janë 14% e IP-ve që nuk janë identifikuar. Pirateria u rrit me katër pikë në një sezon, që është e madhe”,- garantoi presidenti.

Dhe ai shton më tej: “Ka aplikacione që shiten përmes Google dhe Apple Play për të parë futboll falas. Në Android, ne kishim pesë milionë shkarkime të këtyre aplikacioneve në mbarë botën dhe, në Apple, kishim një milion shkarkime në Evropë”.

Drejtuesit e pranishëm në këtë ngjarje, besojnë se pirateria televizive i pengon transmetuesit të kenë më shumë abonentë dhe dëmton shtetin spanjol me më shumë se 500 milionë euro në vit. Javier Tebas i kërkoi qeverisë spanjole të krijojë ligje për të ndëshkuar këtë lloj krimi në vendin iberik.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 19 Tetor 2023, 15:10

Leo Messi, një mesazh për Neymar…

ARGJENTINE - Lionel Messi nuk ka qenë indiferent ndaj fatkeqësisë së Neymar dhe i ka lënë një mesazh brazilianit në rr...