Sport

ÇUDIA / Ndodh që të të duhet edhe një humbje për t’u kualifikuar… ja përse!

Një skenar i pazakontë, që pritet të sjellë një nga ndeshjet më të çuditshme në historinë e futbollit. Rezultati i ndeshjes mes Irlandës dhe Holandës tashmë dihet pa qenë nevoja të luhet takimi.

19 Tetor 2023, 15:33 Nga DOSJA
ÇUDIA / Ndodh që të të duhet edhe një humbje për

IRLANDE - “Do të japim maksimumin për të marrë tre pikët”, një frazë e thënë dhe e stërthënë nga trajnerët e lojtarët përpara çdo ndeshjeje, por që si rrallë herë nuk ka vlerë për Kombëtaren e Irlandës. Madje, e kundërta nevojitet për këta të fundit.

Besojeni ose jo, por Irlandës i duhet humbja në ndeshjen kundër Holandës. Arsyeja? Në këtë mënyrë mbeten gjallë shpresat për një kualifikim të mundshëm në "Euro 2024". Irlanda gjendet në vendin e 4-t në grupin B dhe matematikisht nuk ka asnjë mundësi për të prerë biletën përmes dy vendeve të para të grupit.

Ndeshja e radhës e tyre është me Holandën dhe pikërisht këtu qendron çelësi, që mund t'i hapë derën e kualifikimit. Një humbje e irlandezëve do t’i jepte mundësinë Holandës të siguronte praninë e saj në Kampionatin Europian.

Në këtë mënyrë, Holanda, do të linte bosh vendin e saj në “play off”-in e Ligës së Kombeve. Një vend të cilin mund ta zërë pikërisht Irlanda, si një fituese e grupit të saj në Ligën B të Ligës së Kombeve.

Një skenar i pazakontë, që pritet të sjellë një nga ndeshjet më të çuditshme në historinë e futbollit. Rezultati i ndeshjes mes Irlandës dhe Holandës tashmë dihet pa qenë nevoja të luhet takimi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 19 Tetor 2023, 15:10

Leo Messi, një mesazh për Neymar…

ARGJENTINE - Lionel Messi nuk ka qenë indiferent ndaj fatkeqësisë së Neymar dhe i ka lënë një mesazh brazilianit në rr...