Sport

UEFA befason me vendimin për ndeshjen Belgjikë-Suedi, e ndërprerë pas sulmit terrorist ku humbën jetën dy tifozë suedezë!

Belgjika dhe Suedia do të marrin nga një pikë dhe do të konfirmohen kartonat e verdhë të pjesës së parë.

19 Tetor 2023, 15:20 Nga DOSJA
UEFA befason me vendimin për ndeshjen Belgjikë-Suedi, e

BELGJIKE - Belgjikë-Suedi 1-1. Ky është rezultati përfundimtar i miratuar nga UEFA në lidhje me ndeshjen e anuluar në pjesën e parë për shkak të sulmit të përgjakshëm në Bruksel që ndodhi pak para vërshëllimës së fillimit të ndeshjes.

Sipas asaj që raportohet në një njoftim për shtyp, ndeshja e vlefshme për Grupin F të kualifikueseve të Euro 2024 nuk do të rikuperohet. Belgjika dhe Suedia do të marrin nga një pikë dhe do të konfirmohen kartonat e verdhë të pjesës së parë.

Në deklaratën e lëshuar nga UEFA saktësohet se vendimi për të vërtetuar rezultatin është marrë për shkak se nuk ka qenë e mundur të vazhdohet ndeshja ditën e nesërme duke pasur parasysh dëshirën e qartë të Belgjikës dhe Suedisë për të mos dalë në fushë pas sulmit terrorist.

Për më tepër, një barazim nuk ndikon në asnjë mënyrë renditjen e grupeve. Belgjika në fakt tashmë është kualifikuar aritmetikisht për Euro 2024, ndërsa Suedia tashmë është jashtë garës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 19 Tetor 2023, 15:10

Leo Messi, një mesazh për Neymar…

ARGJENTINE - Lionel Messi nuk ka qenë indiferent ndaj fatkeqësisë së Neymar dhe i ka lënë një mesazh brazilianit në rr...