Politike

“PD, forcë e parë në sondazhe”, Edvin Kulluri tallet me Lulzim Bashën: Si rritesh kur dështon 3 herë radhazi në zgjed

27 Tetor 2019, 15:35 Nga DOSJA
“PD, forcë e parë në sondazhe”, Edvin Kulluri tallet

TIRANË-Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri i është përgjigjur Lulzim Bashës, i cili u shpreh ditën e djeshme se të gjitha sondazhet e nxjerrin Partinë Demokratike forcën e parë politike në vend.

“Të gjitha sondazhet e nxjerrin sot Partinë Demokratike forcën e parë politike në vend, një fenomen që ka, të paktën, dy dekada që nuk ndodh në Shqipëri”, tha Basha.

Përmes një postimi në Facebook, Kulluri e sfidon duke i kërkuar që nëse ka kaq shumë mbështetje sa thotë të dalë në shesh dhe ta tregojë të vërtetën.

Sa me keq te jesh, rrit nivelin e genjeshtres qe te shtysh kohen! A na shpjegon dot si rritesh kur deshton 3 here rradhazi ne zgjedhje?! Pse nuk del ne sheshe te tregosh mbeshtetjen kaq te madhe popullore qe ke?! Nise nga jugu, aty ku prej 2 vitesh nuk te mblidhen as cereku i anetareve te partise(aktivet) ne takime!

Me pas hajde ne Tirane dhe mbushi sallat ne cdo dege e mos u fut neper lokale me 100 karrige! Na thuaj pak pse ne perkujtimin e 2 Prillit ne Shkoder ne 2016(1 vit para zgjedhjeve) ishin a s’ishin 200 vete ne shesh nderkohe qe 100 e ca kishim ardhur nga Tirana?!

Pse ne bllokimin e rruges ne Fier gjate protestave nuk u mblodhen dot me shume se 300-400 demokrate nderkohe qe deget e jugut kane rreth 10 mije anetare! Per keto s’e kane fajin demokratet, por ti! Te pakten kurseju talljen se sondazhet i dijne vete ata” deklaron Kulluri.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edvin kulluri lulzim basha edvin kulluri lulzim basha

Sondazh

Poll