Politike

“Më keni kërcënuar me sms”, Gjuzi përplaset me Ruçin, kreu i Kuvendit: Jo me autoshkollë te dera e parlamentit (DEBATI+VD)

Debat në seancë mes Gjuzit dhe Ruçit për veshjen e deputetit në Kuvend.

Tiranë– Nis me debate seanca plenare. Kujtim Gjuzi është përplasur me kreun e Kuvendin Gramoz Ruçin.

Debati: 

Gjuzi: Në seancën e kaluar keni shkelur rregulloren për Kostaq Papën dhe Kujtim Gjuzin. keni shkelur nenin 48.

Gramoz Ruci: Zotëri keni vërejtje për procesverbalin?

Gjuzi: Kam vërejtje për procesverbalin. Ke shkelur kodin e etikës. Çfarë kodi kam shkelur nga unë. Në orën 14:39 më ka ardhur sms kërcënuese për veshje, unë nuk kërcënohen nga askush. Edhe nuk ka zot none që t’më kërcënojë mua se s’të kam frikë as ty as kërkënd.

Ruçi: Unë nuk të kërcënoj për çështjen, të kërkoj të zbatosh etikën. Të kërkoj të mos ndalosh me autoshkollë te dera e parlamentit.

Nuk kanë munguar deklaratat e forta sot në seancën plenare. Deputetja e opozitës së re Rudina Hajdari ka deklaruar sot në Kuvend se është kërcënuar në zyrën e saj. Hajdari i kërkoi kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçit që të merren masa përpara se të ketë ndonjë viktimë.

J.V/Dosja.al

Shto Koment