Politike

Deputetët e PD-së dalin nga "errësira" në Kuvend, Bardhi: Përjashtimi i pavlefshëm!

Bardhi lajmëroi se të gjithë deputetët, përfshirë edhe ata të përjashtuarit, do të marrin pjesë në seancat e ardhshme dhe komisionet parlamentare.

19 Tetor 2023, 15:39 Nga f.i
Deputetët e PD-së dalin nga "errësira" në Kuvend,
Gazment Bardhi

TIRANË- Deputetët e opozitës kanë dalë nga ambientit e Kuvendit, ku ishin që prej orës 10 të mëngjesit, ndonëse e prishën seancën plenare dhe dritat u fikën. Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi u shpreh për mediat se nuk e njohin vendimin për përjashtimin e 23 deptetëve.

Ai lajmëroi se të gjithë deputetët, përfshirë edhe ata të përjashtuarit, do të marrin pjesë në seancat e ardhshme dhe komisionet parlamentare.

Bardhi: Pas diskutimeve kemi vendosur të vijojmë aksionin tonë opozitar për të kthyer parlamentin në zbatimin e rregullave. Kemi konstatuar pavlefshmërinë e urdhrit të Edi Ramës për të përjashtuar nga veprimtaria parlamentare të deputetëve. Nuk mund të përjashtosh opozitën se kërkon të drejtat e veta, nuk kërkojmë kompromis. Thonë për 10 ditë, por deputetët janë përjashtuar për 11 ditë, janë të verbër, firmosin pa lexuar. Do vijmë në seancë, do marrim pjesë në çdo mbledhje të komisioneve, nuk e njohim vendimin. Çdo kërkesë e jona është e drejtë e opozitës s’po kërkojmë favor nga mazhoranca. Po kërkojmë të respektohen të drejtat që na i garanton parlamenti. Do këtë mbledhje të grupit. Sa kohë opozita nuk lejohet të përmbushë funksioni kushtetues, as mazhoranca nuk mund të vijojë.

Seanca e sotme plenare nuk u zhvillua pas deputetët e opozitës bllokuan foltoren dhe karriget e ministrave. Pas kërkesës së mazhorancës, 26 prej deputetëve të opozitës janë përjashtuar nga Komisiioni i Etikës për 10 ditë.

Deputetët e përjashtuar janë Sali Berisha, Flamur Noka, Albana Vokshi, , Xhelal Mziu, Gazment Bardhi, Bledion Nallbati, Edmond Spaho, Saimir Korreshi, Lindita Metaliaj, Ramadan Likaj, Luan Baçi, Lefter Gështenja, Ina Zhupa. Helidon Bushati, Isuf Çela, Asllan Dogjani, Bujar Leskaj, Lodovik Hasani, Tritan Shehu, Greta Bardeli, Dhurata Çupi, Sorina Koti, Kastriot Piroli, Kasëm Mahmutaj, Tomor Alizoti dhe Qani Xhafaj./Dosja.al

seance plenare 19 tetor 2023

Sondazh

Poll