Politike

"Mori këshilltar kryesor trafikantin e Tahirit"/ Akuza e fortë, Berisha: Çuçin e kanë përzënë nga Zvicra për drogë

Berisha tha se Çuçin e kanë përzënë autoritetet zvicerane nga Gjeneva kur ka qenë me studime për shkak se është marrë me drogë.

19 Tetor 2023, 12:42 Nga A.B
"Mori këshilltar kryesor trafikantin e Tahirit"/ Akuza e
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha, në deklarata për mediat jashtë ambienteve të Parlamentit, deklaroi se Bledi Çuçi, kreu i grupit parlamentar socialist, “është një mashtrues ordiner”. Po ashtu, Berisha tha se Çuçin e kanë përzënë autoritetet zvicerane nga Gjeneva kur ka qenë me studime për shkak se është marrë me drogë.

DEKLARATA E BERISHËS:

Së fundmi, akti kulmor i shëmtuar, i caktojnë opozitës përfaqësuesit në komisionin zgjedhor. Ky do ishte Çuçi që është një mashtrues ordiner. Ju bëj thirrje të hetoni pak për Çuçin. Ka nevojë të hetohet. Hetoni pak a është përzënë nga Zvicra dhe pse është përzënë? Nga Gjeneva.

Informacionet e mia janë pa diskutim, por interesante për publikun janë hetimet e gazetarëve. Shkoni dhe pyesni pse është përzënë nga Gjeneva. Ka qenë më studime atje. Student. Është përzënë për drogë. E di vetë ai. E dyta, pyesni pak se kush është Aranit Arapi. Unë e kam këtu në librarinë dixhitale kushedi sa informata të qytetarit dixhital për të. Aranit Arapi është krahu i djathtë i Saimir Tahirit në trafikun e drogës për kohën kur ishte.
Për hir të vërtetës, e përzuri Fatmir Xhafaj. Një njeri që nuk e mori Sandër Lleshaj, e kish edhe mirditor, por nuk e mori se e dinte se nxinte. E mori ky dhe e bëri këshilltar kryesor.

Ajo sera që u kap me 90 gra në Berat, mbikëqyrjes nga Çuçi dhe Araniti. Tani Çuçi është një gënjeshtar i paskrupullt. Kur themi që komisioni është ngritur mbi bazë konsensusi, nuk nënkupton kurrë që ne do i caktojmë njëri-tjetrit me konsensus anëtarët. Komisioni funksionon mbi bazën e konsensusit. Dmth që ligjet, nenet që ai miraton, duhet t’i miratojë me konsensus. Dhe e tillë ka qenë në 32 vite.

sali berisha

Sondazh

Poll