Politike

Arsyet mister/ I shoqëruar nga avokati, kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla paraqitet në SPAK

Mësohet se Memolla është dalë duke hyrë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme rreth pasdites së sotme.

19 Tetor 2023, 15:04 Nga I.A
Arsyet mister/ I shoqëruar nga avokati, kryebashkiaku i Rrogozhinës
Edison Memolla

TIRANË- Kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla është paraqitur ditën e sotme në SPAK. Mësohet se Memolla është dalë duke hyrë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme rreth pasdites së sotme. Memolla në momentin që ka dalë nga prokuroria ka qenë i shoqëruar nga avokati i tij. Ende nuk dihen arsyet se përse Memolla ka shkuar në SPAK, ndërkohë që priten detaje të reja së shpejti.

Memolla po hetohet pas denoncimeve se kanë abuzuar me tenderat e pastrimit të qytetit, por edhe se kanë firmosur dëmshpërblime fiktive mbi dëmtimet e banesave nga tërmeti. SPAK ka urdhëruar sekuestrimin e dokumenteve mbi procedurën e ndjekur për tenderat dhe për dëmshpërblimet.

edison memolla spak

Sondazh

Poll