Politike

Deputetët e opozitës bllokuan foltoren, PS shtyn seancat plenare, SMS për deputetët: Kolegë...

Socialistët janë tërhequr nga zhvillimi i seancës plenare këtë javë.

19 Tetor 2023, 13:59 Nga A.B
Deputetët e opozitës bllokuan foltoren, PS shtyn seancat plenare, SMS
Kuvendi

TIRANË-Deputetët e opozitës janë ngujuar sot në Kuvend pasi kundërshtimit të mazhorancës për të mos ngritur disa komisione hetimore. Nga ana tjetër, socialistët janë tërhequr nga zhvillimi i seancës plenare këtë javë.

Nëpërmjet një mesazhi dërguar deputetëve socialistë, kryetari i grupit informon se seanca e radhës është vendosur për të hënën e 30 tetorit.

“Kolegë nuk do te zhvillojmë seancë këtë javë. Seanca e radhës , të hënën, më 30 Tetor, për çështjet e zgjedhësve. Vijojmë në ditët në vazhdim nëpër zona, me vendimet që u morën në mbledhjen e Grupit”, thuhet në mesazh.

Seanca e sotme plenare nuk u zhvillua pas deputetët e opozitës bllokuan foltoren dhe karriget e ministrave. Pas kërkesës së mazhorancës, 26 prej deputetëve të opozitës janë përjashtuar nga Komisiioni i Etikës për 10 ditë.

Deputetët e përjashtuar janë Sali Berisha, Flamur Noka, Albana Vokshi, , Xhelal Mziu, Gazment Bardhi, Bledion Nallbati, Edmond Spaho, Saimir Korreshi, Lindita Metaliaj, Ramadan Likaj, Luan Baçi, Lefter Gështenja, Ina Zhupa. Helidon Bushati, Isuf Çela, Asllan Dogjani, Bujar Leskaj, Lodovik Hasani, Tritan Shehu, Greta Bardeli, Dhurata Çupi, Sorina Koti, Kastriot Piroli, Kasëm Mahmutaj, Tomor Alizoti dhe Qani Xhafaj./Dosja.al

seance plenare 19 tetor 2023

Sondazh

Poll