Politike

Çfarë diskutuan? Alibeaj e Gjiknuri takohen në një restorant në Tiranë

Ishte Alibeaj i cili priti për disa minuta Gjiknurin dhe pas mbërritjes së këtij të fundit, diskutimi u zhvillua në ambientet e brendshme të restorantit.

19 Tetor 2023, 13:15 Nga A.B
Çfarë diskutuan? Alibeaj e Gjiknuri takohen në një
Alibeaj

TIRANË- Kryetari Damian Gjiknuri dhe bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm të Reformës zgjedhore Enkelejd Alibeaj u takuan sot në një restorant.

Sipas MCN TV, ishte Alibeaj i cili priti për disa minuta Gjiknurin dhe pas mbërritjes së këtij të fundit, diskutimi u zhvillua në ambientet e brendshme të restorantit.

Takimi vjen një javë pasi Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla nuk pranoi propozimin e Gazment Bardhit në cilësinë e grupit parlamentar për të ndryshuar bashkëkryetarin e Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore./Dosja.al

Sondazh

Poll