Politike

VIDEO- Opozita "bllokoi" seancën/ Deputetët e PD-së dëgjojnë brenda Kuvendit këngën patriotike "Mora fjalë"

Deputetët janë shpërndarë nëpër sallë, ndërsa Asllan Dogjani dhe Tomor Alizoti qëndrojnë ulur në shkallë.

19 Tetor 2023, 13:04 Nga f.i
VIDEO- Opozita "bllokoi" seancën/ Deputetët e PD-së
kuvendi

TIRANË- Deputetët e PD-së ndërsa qëndrojnë të “ngujuar” në sallë, deputetët dëgjohen të këndojnë këngën “Mora fjalë” të Shkurte Fejzës që është kthyer në një “himn” për tifozët e Kombëtares Shqiptare.

Në pamjet e siguruara, deputetët janë shpërndarë nëpër sallë, ndërsa Asllan Dogjani dhe Tomor Alizoti qëndrojnë ulur në shkallë.

Seanca e sotme plenare nuk u zhvillua pas deputetët e opozitës bllokuan foltoren dhe karriget e ministrave. Pas kërkesës së mazhorancës, 26 prej deputetëve të opozitës janë përjashtuar nga Komisiioni i Etikës për 10 ditë.

Deputetët e përjashtuar janë Sali Berisha, Flamur Noka, Albana Vokshi, , Xhelal Mziu, Gazment Bardhi, Bledion Nallbati, Edmond Spaho, Saimir Korreshi, Lindita Metaliaj, Ramadan Likaj, Luan Baçi, Lefter Gështenja, Ina Zhupa. Helidon Bushati, Isuf Çela, Asllan Dogjani, Bujar Leskaj, Lodovik Hasani, Tritan Shehu, Greta Bardeli, Dhurata Çupi, Sorina Koti, Kastriot Piroli, Kasëm Mahmutaj, Tomor Alizoti dhe Qani Xhafaj./Dosja.al

seance plenare 19 tetor 2023

Sondazh

Poll