Politike

Tensionet në sallën e Kuvendit/ Bardhi: Pati provokime për të kaluar në përleshje fizike

19 Tetor 2023, 14:31 Nga f.i

Tensionet në sallën e Kuvendit/ Bardhi: Pati provokime për

TIRANË-Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka komentuar tensionet e sotme në sallën e Parlamentit nga deputetët e opozitës.

"Së pari nuk ka asnjë thyerje të rregullores nga asnjë prej deputetëve të opozitës. Ata që kanë thyer rregullat dhe kanë shkelur Kushtetutën janë deputetët e PS-së. Ata i kanë mohuar të drejtën opozitës të përfaqësohet me atë që dëshiron në Komisionin e Reformës Zgjedhore dhe ka refuzuar 3 kërkesa për Komision Hetimor pa na lënë as të flasim. U refuzua kërkesa dhe nuk na është dhënë e drejta e fjalës për të sqaruar nevojën për ngritjen e këtyre komisioneve hetimore.

Nuk njohim asnjë vendim përjashtimi që është në shkelje flagrante të rregullores, kjo shton autokracinë e Kuvendit. Kemi 2 muaj që mazhoranca krijon truk pas truku për të penguar opozitën. Edhe sot ka patur provokime për të kaluar në përleshje fizike, por nuk duam që Kuvendi të kthehet në arenë përplasjesh fizike. Ne jemi duke kërkuar të drejtat tona. Ato nuk varen nga humori i mëngjesit as i Ramës, Nikollës, Ballës apo askujt,"- tha Bardhi për News24.

Seanca e sotme plenare nuk u zhvillua pas deputetët e opozitës bllokuan foltoren dhe karriget e ministrave. Pas kërkesës së mazhorancës, 26 prej deputetëve të opozitës janë përjashtuar nga Komisiioni i Etikës për 10 ditë. Deputetët e përjashtuar janë Sali Berisha, Flamur Noka, Albana Vokshi, , Xhelal Mziu, Gazment Bardhi, Bledion Nallbati, Edmond Spaho, Saimir Korreshi, Lindita Metaliaj, Ramadan Likaj, Luan Baçi, Lefter Gështenja, Ina Zhupa. Helidon Bushati, Isuf Çela, Asllan Dogjani, Bujar Leskaj, Lodovik Hasani, Tritan Shehu, Greta Bardeli, Dhurata Çupi, Sorina Koti, Kastriot Piroli, Kasëm Mahmutaj, Tomor Alizoti dhe Qani Xhafaj./Dosja.al

seance plenare 19 tetor 2023

Sondazh

Poll