Aktualitet

Punësimi i detyruar për 5 vite/ Studentët e Mjekësisë çojnë ligjin në Gjykatën Kushtetuese

Prej 3 javësh tashmë studentët e mjekësisë kanë bojkotuar orët e mësimit dhe kanë nisur protestat kundër ligjit që i vendos mes dy zgjedhjeve.

19 Tetor 2023, 15:28 Nga r.ll
Punësimi i detyruar për 5 vite/ Studentët e Mjekësisë
protesta e studenteve

TIRANË-Studentët e Fakultetit të Mjekësisë kanë çuar në Gjykatën Kushtetuese ligjin e ri që nuk i lejon ata të largohen nga Shqipëria pas studimeve, duke i detyruar të punojnë 5 vite në vendin tonë pas përfundimit të studimeve.

Prej 3 javësh tashmë studentët e mjekësisë kanë bojkotuar orët e mësimit dhe kanë nisur protestat kundër ligjit që i vendos mes dy zgjedhjeve.

Pse protestojnë studentët e mjekësisë?

Studentët që do të zgjedhin të studiojnë për Mjekësi këtë vit do të jenë përballë një zgjedhjeje. Përtej viteve të shkollës, do të duhet që të punojnë edhe 5 vite për të marrë diplomën. Në të kundërt do të duhet që të paguajnë tarifën më shumë se të tjerët. Studentëve që janë aktualisht në sistem, do tu ofrohet edhe mundësia që nëse nuk janë dakord të nënshkruajnë marrëveshjen, të paguajnë sa ç’është kostoja reale e çdo viti akademik, sigurisht për vitet e mbetura akademike, jo për vitet që tashmë kanë kaluar. Gjithashtu nëse pas mbarimit të shkollës, për një vit studentët nuk do të gjejnë punë, do të mund të tërheqin dokumentin e diplomës para kohe.

protesta e studenteve te mjekesise

Sondazh

Poll