Aktualitet

Ish-deputetja franceze 'shpërthen' ndaj Shqipërisë: Nuk duhet të hyjë në BE! Aty ka mafie, korrupsion dhe martesa me forcë

Ajo shkroi në X (ish-Twitter) se Shqipëria nuk duhet të pranohet në Bashkimin Europian pasi është një vend që ka korrupsion, femra të dhunuara, mafie, hakmarrje madje edhe sipas saj dhe vend ku martesat bëhen me forcë.

19 Tetor 2023, 13:45 Nga a.l
Ish-deputetja franceze 'shpërthen' ndaj Shqipërisë: Nuk
Marion Marechal

FRANCË- Ish-deputetja në Asamblenë Kombëtare të Francës, Marion Marechal ka reaguar me një mllef të madh kundër Shqipërisë, teksa rendit disa prej stigmave qëkanë shqiptarët në botë. Ajo shkroi në X (ish-Twitter) se Shqipëria nuk duhet të pranohet në Bashkimin Europian pasi është një vend që ka korrupsion, femra të dhunuara, mafie, hakmarrje madje edhe sipas saj dhe vend ku martesat bëhen me forcë.

“Korrupsion, martesa me forcë, femra të dhunuara, mafia, hakmarrja, trafiku: Jo hyrjes së Shqipërisë në Europë”, shkroi Marechal në X.   

marion marechal

Sondazh

Poll