Aktualitet

Operacioni antidrogë 'Tempulli', Gjykata e Apelit lë në fuqi arrestin me burg për 27 persona (EMRAT)

Mësohet se të arrestuarit kishin kërkuar masë më të butë sigurie, por për secilin prej tyre është lënë në fuqi masa e arrestit.

19 Tetor 2023, 14:22 Nga f.i
Operacioni antidrogë 'Tempulli', Gjykata e Apelit lë në
foto ilustruese

TIRANË-Gjykata e Apelit ka caktuar masën arrest me burg për 27 të arrestuarit në saj të megaoperacionit antidrogë “Tempulli”. Bëhet fjalë për 27 nga rreth 90 persona të arrestuar në Tiranë, të cilët u akuzuan nga policia për shitjen e lëndëve narkotike në afërsi të shkollave.

Mësohet se të arrestuarit kishin kërkuar masë më të butë sigurie, por për secilin prej tyre është lënë në fuqi masa e arrestit.

Në burg janë lënë: Rruzhdi Peposhi, Xhemal Gjoka, Roberto Algjoni, Erison Ponari, Besmir Hardhiaj, Marius Kodra, Ergys Dizdari, Serxhio Sina, Samuel Muka, Bledar Metohu, Dushi Spahiu, Dario Coclli, Orges Veliaj, Leonard Dajti, Ferdinant Qordja, Flamur Algjoni, Fatjon Haxhiaj, Kristiani Karaxhuku, Klaud Kalemi, Sefedin Meminaj, Kosteljo Xeka, Florenc Pushi, Ersi Pushi, Gerti Hoxha, Emiljano Doku, Roland Mora dhe Edison Canaj. 

Në zhvillim të operacionit Tempulli u goditën 28 grupe kriminale që shpërndanin kanabis në të gjithë vendin.

operacioni tempulli tirane

Sondazh

Poll