Aktualitet

Mori 330 mijë lekë ryshfet për tenderin, pranohet gjykimi i shkurtuar për ish-sekretaren e MSH-së Joana Duro

Për Duron, SPAK do të jap pretencën më 27 tetor. 

19 Tetor 2023, 15:16 Nga I.A
Mori 330 mijë lekë ryshfet për tenderin, pranohet gjykimi i
Joana Duro

TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pranuar kërkesën e ish-sekretares së Ministrisë së Shëndetësisë Joana Duro për gjykim të shkurtuar. Për Duron, SPAK do të jap pretencën më 27 tetor. Bashkë me Duron nën akuzë ndodhet edhe ish-specialistja e nivelit të lartë Laura Shteto, administratori kompanisë “DRICONS” Vladimir Topi dhe inxhinieri Silvi Shehu.

Ish-sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro mori ryshfet 330 mijë lekë për të favorizuar kompaninë 'DRICONS’ për të fituar një tender të hapur nga Ministria për supervizimin për rikonstruksionin e qendrave shëndetësore në Tiranë dhe Durrës. . Duro ndodhet në burg që prej 5 qershorit 2023. Ajo akuzohet për veprën penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë”.  E njëjta akuzë rëndon edhe mbi specialisten Laura Shteto, administratorin e kompanisë 'DRICONS’, Vladimir Topi dhe inxhinierin Silvi Shehi. 

joana duro spak vladimir topi laura shteto silvi shehu

Sondazh

Poll