Aktualitet

Ndryshimet statutore të Kuvendit Kombëtar të PD, gjykata njeh si palë në proces Bardhin dhe Rithemelimin

Gjykata i la kohë përfaqësuesve të Rithemelimit që të saktësojnë aktin e përfaqësimit.

19 Tetor 2023, 13:40 Nga A.B
Ndryshimet statutore të Kuvendit Kombëtar të PD, gjykata njeh si
Gjyqtari

TIRANË- Ditën e sotme u mbajt seanca gjyqësore për njohjen e ndryshimeve statutore të Kuvendit Kombëtar të PD-së, të miratuara më 2 shtator të këtij viti, togat e zeza njohën si palë të tretë përfaqësuesin ligjor të Gazment Bardhit dhe Rithemelimin.

'Balkanweb' bën të ditur se gjatë fjalës së tij gjyqtari Niko Rrapi theksoi se:

Gjykata ka vlerësuar se pjesëmarrja e palëve është e nevojshme, pasi kanë interes në zgjidhjen e këtij procesi. Në këtë moment gjykata nuk gjen asnjë arsye të revokojë vendimi e saj të mëparshëm për thirrjen e palëve në proces si palë të treta. Në lidhje me kërkesën e PD përfaqësuar nga Këshilli Kombëtar, gjykata vlerëson të legjitimojë praninë e tyre. Në tagrat që Këshilli Kombëtar i ka dhënë 7 deputetëve është edhe përfaqësimi në gjykatë.

Gjykata vlerëson se vullneti i Këshillit Kombëtar ka qenë të përfaqësohet nga 7 deputetë. Këta 7 deputetë kanë të drejtën të zgjedhin një avokat. Në këto kushte, akti i përfaqësimit është konform ligjit.

Në lidhje me palën e tretë, PD përfaqësuar nga Këshilli Kombëtar, gjykata vendos të legjitimojë në proces avokatët Marash Logu dhe Redi Ramaj. Në lidhje me palën e tretë e përfaqësuar nga Komisioni i Rithemelimit, gjykata mban parasysh që i referohet një momenti tjetër procedural të PD. Duke patur parasysh objektin e gjykimit, faktin që ka në objekt ndryshimin e studimeve statutore të shtatorit 2023, gjykata konstaton se autorizimi përkatës nuk përfshin tagra të përfaqësimit.”

Përfaqësues të Partisë Demokratike në Gjykatën e Tiranës janë Rezart Kthupi dhe Indrit Sefa, Gazment Bardhi përfaqësohet nga Marash Logu e Redi Rama, ndërsa Rithemelimi i drejtuar nga Sali Berisha përfaqësohet nga Çlirim Gjata dhe Franc Nuri.

Gjykata i la kohë përfaqësuesve të Rithemelimit që të saktësojnë aktin e përfaqësimit. Seanca e radhës do të mbahet më 25 tetor.

partia demokratike

Sondazh

Poll