Aktualitet

'Debatuan dhe vëllai shkoi të qetësonte foshnjën'/ Flet motra e të riut që u plagos nga gruaja shtatzënë: Mori thikën dhe e goditi

Ajo rrëfeu se vëllai i saj ka qenë në gjendje gripale dhe ka kërkuar të ikë në punë duke qenë se çifti banonte në një shtëpi me qira, por bashkëjetuesja e tij ka kundërshtuar. Ajo zbuloi se pas kësaj situate ka agravuar mes të dyve dhe gjatë debatit Erald Tosku ka shkuar në dhomën e gjumit për të qetësuar djalin 6-muajsh të çiftit, ndërsa gruaja shtatzënë ka marrë thikën në kuzhinë.

19 Tetor 2023, 12:50 Nga a.l
'Debatuan dhe vëllai shkoi të qetësonte foshnjën'/
Erald Tosku

TIRANË- Një konflikt i çastit përfundoi sot me plagosjen e një të riu të identifikuar me emrin Erald Tosku. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Kombinatit në Tiranë, ku mësohet se një grua shtatzënë ka qëlluar me thikën e bukës bashkëshortin pas një debati në banesën e tyre.  Motra e Toskut, përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë në emisionin “Me Zemër të Hapur” të moderatores Evis Ahmeti ka zbuluar detaje lidhur me ngjarjen.

Ajo rrëfeu se vëllai i saj ka qenë në gjendje gripale dhe ka kërkuar të ikë në punë duke qenë se çifti banonte në një shtëpi me qira, por bashkëjetuesja e tij ka kundërshtuar. Ajo zbuloi se pas kësaj situate ka agravuar mes të dyve dhe gjatë debatit Erald Tosku ka shkuar në dhomën e gjumit për të qetësuar djalin 6-muajsh të çiftit, ndërsa gruaja shtatzënë ka marrë thikën në kuzhinë.

Motra e të plagosurit shpjegoi se vëllai i saj u qëllua me thikë teksa mbante në krahë të birin vetëm 6 muajsh.

“Vëllai im ka qenë në gjendje gripale dhe ka pasur temperaturë. Duke qenë se jetonin edhe me qira, vëllai donte të ikte në punë dhe ajo i thoshte mos ik. Ka agravuar situata. Vajza me pak gjë bëhet shumë agresive. Në debat e sipër vëllai i ka thënë ulu se unë do iki për në punë. Kanë debatuar për ikjen në punë dhe kanë kaluar në fjalë fyese, kush je ti e kush jam unë. Në ato moment vëllai shkoi të qetësojë djalin 6-muajsh në dhomën e gjumit, ndërsa ajo mori thikën. Ai është plagosur me thikë me djalin 6-muajsh në krahë. Që kur ata janë njohur në fillim e kam konstatuar se ajo është agresive. Ajo ka qenë e martuar më parë dhe ka një vajzë 4 vjeçe. Gjithmonë acarohej dhe agravohej”, rrëfeu ajo.

erald tosku

Sondazh

Poll