Aktualitet

KRIM brenda familjes, gruaja shtatzënë godet me thikë partnerin në Kombinat

Gruaja është konfliktuar me burrin për motive të dobëta dhe më pas e ka qëlluar me thikën e bukës burrin, ky i fundit është transportuar në spital dhe pas ndihmës mjekësore ndodhet jashtë rrezikut.

19 Tetor 2023, 11:34 Nga A.B
KRIM brenda familjes, gruaja shtatzënë godet me thikë partnerin
Ambulance

TIRANË- Krim brenda familjes në kryeqytet. Bashkëjetuesja ka qëlluar me thikën e bukës bashkëjetuesin e saj, Erald Tosku pas një konflikti në banesë.

Gazetari Igli Çelmeta raporton për 'Balkanweb' se fillimisht gruaja është konfliktuar me burrin për motive të dobëta dhe më pas e ka qëlluar me thikën e bukës burrin, ky i fundit është transportuar në spital dhe pas ndihmës mjekësore ndodhet jashtë rrezikut.

Policia ka shoqëruar në komisariatin nr.6 autoren e krimit ku edhe i ka marrë deklaratën, por nuk e kanë arrestuar sepse kishte fëmijën 1 vjeç dhe ishte edhe shtatzënë 6 muajshe./Dosja.al

krim ne tirane erald tosku

Sondazh

Poll