Aktualitet

DETAJE/ Me hanxhar, 36-vjeçari plagosi edhe qytetarin që ndërhyri për të ndihmuar gruan, dyshohet me probleme të shëndetit mendor

Autori i ngjarjes i identifikuar si Jonis Mazllëm dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendos dhe është shoqëruar në Polici. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Pazarin e Korçës. 

19 Tetor 2023, 11:12 Nga a.l
DETAJE/ Me hanxhar, 36-vjeçari plagosi edhe qytetarin që
Pazari i ri në Korçë

KORÇË- Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja e 52-vjeçares në Korçë. Policia bën me dije se i plagosur ka mbetur edhe një qytetar, i cili ka ndërhyrë për të shpëtuar gruan, pronare e një dyqani në zonën e ish-tregut. 

Autori i ngjarjes i identifikuar si Jonis Mazllëm dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendos dhe është shoqëruar në Polici. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Pazarin e Korçës. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 19.10.2023, rreth orës 10:00, në lagjen nr. 8, në zonën e Pazarit, Korçë, shtetasi J. M., 36 vjeç, banues në Korçë, ka dëmtuar me mjet të mprehtë, shtetasen A. M., 52 vjeçe dhe shtetasin V. Sh., 60 vjeç, në momentin kur ky i fundit ka ndërhyrë për të neutralizuar situatën, të cilët u dërguan për mjekim në spitalin e Korçës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Nga të dhënat e para dyshohet se autori i ngjarjes, vuan nga probleme të shëndetit mendor. 36-vjeçari menjëherë u kap nga shërbimet e Policisë dhe aktualisht ndodhet i shoqëruar në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme.

 

plagosje ne korce

Sondazh

Poll