Politike

Etilda Gjonaj zgjidhet raportuese kundër Dhunës ndaj Grave në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës

Gjonaj është votuar në pozicionin e Raportueses së Përgjithshme kundër Dhunës ndaj Grave në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës.

18 Tetor 2023, 14:03 Nga A.B
Etilda Gjonaj zgjidhet raportuese kundër Dhunës ndaj Grave në
Etilda Gjonaj

TIRANË- Deputetja dhe ish-ministrja socialiste Etilda Gjonaj është votuar në pozicionin e Raportueses së Përgjithshme kundër Dhunës ndaj Grave në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës. Kjo u bë e ditur nga vetë Gjonaj përmes një postimi të bërë në rrjetin social 'Facebook'.

"Ndihem e nderuar që përfaqësoj Kuvendin e Shqipërisë në këtë organizëm dhe forcën time politike që respektimin e të drejtave të njeriut dhe forcimin e demokracisë e ka në qëndër të kauzës politike. Dhuna ndaj grave është një fenomen global, po aq sa edhe shqiptar. Jam e bindur se së bashku me koleget në parlament, qeverinë, bashkitë si dhe shoqërinë civile do të kemi mundësinë të bëjmë akoma më shumë edhe në këtë përgjegjësi të shtuar, për luftën ndaj dhunës së grave në Shqipëri"- shkruan Gjonaj. 

REAGIMI i Plotë:

Jam e nderuar që Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës më ka votuar dhe besuar pozicionin e Raportueses së Përgjithshme kundër Dhunës ndaj Grave. E konsideroj një vlerësim por edhe një përgjegjësi e shtuar për peshën që mbart ky pozicion për parandalimin dhe luftën kundër dhunës me bazë gjinore.

Në këtë mandat së bashku me të gjitha strukturat e Këshillit të Europës, parlamentet e shteteve anëtare, institucionet qeveritare dhe ato joqeveritare, organizmat ndërkombëtare jashtë Këshillit të Europës dhe shoqërinë civile do të bashkojmë të gjitha përpjekjet për të arritur rezultate në qëllimin tonë të përbashkët.
Në këtë rol edhe si drejtuese e Rrjetit parlamentar të Asamblesë së Këshillit të Europës për dhunën ndaj grave do të kemi mundësi në rritjen e bashkëpunimit midis parlamenteve si dhe në shkëmbimin dhe përfitimin nga eksperiencat më të mira.

Falenderoj strukturat e Asamblesë parlamentare, Komisionin e barazisë gjinore dhe sekretariatin ekzekutiv për mbështetjen dhe besimin e shprehur për kandidaturën time të miratuar në unanimitet. Falenderoj edhe koleget e mia të vendeve të tjera që kanë mbajtur pozicionin e Raportueses së përgjithshme, që kanë kontribuar në krijimin e standardeve europiane në përpjekjet e luftës ndaj dhunës së grave duke më krijuar mundësitë në avancimin e agjendës në mbrojtje të grave.

Ndihem e nderuar që përfaqësoj Kuvendin e Shqipërisë në këtë organizëm dhe forcën time politike që respektimin e të drejtave të njeriut dhe forcimin e demokracisë e ka në qëndër të kauzës politike. Dhuna ndaj grave është një fenomen global, po aq sa edhe shqiptar. Jam e bindur se së bashku me koleget në parlament, qeverinë, bashkitë si dhe shoqërinë civile do të kemi mundësinë të bëjmë akoma më shumë edhe në këtë përgjegjësi të shtuar, për luftën ndaj dhunës së grave në Shqipëri.

Etilda Gjonaj zgjidhet raportuese kundër Dhunës ndaj Grave në

etilda gjonaj

Sondazh

Poll