Politike

“Serbia s’u ndëshkua për sulmin në veri” Milanoviç “kritika” komunitetit ndërkombëtar për sulmin ndaj Kosovës

Milanoviç nga ana tjetër tha se Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka disa detyrime për tju përgjigjur Kroacisë.

18 Tetor 2023, 13:33 Nga h.k
“Serbia s’u ndëshkua për sulmin në veri”
Zoran Milanovic dhe Bajram Begaj

TIRANË-Zoran Milanoviç, Presidentit i Kroacisë gjatë fjalës së tij në konferencën për shtyp me Presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj, shprehur kritika të forta ndaj komunitetit ndërkombëtar. Milanoviç nga ana tjetër tha se Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka disa detyrime për tju përgjigjur Kroacisë.

Ai kërkoi të ushtrohet presion ndaj Vuçiç dhe tha se sanksionet nuk kanë vlerë. Serbia sipas tij ka shumë "mëkate" në histori nga ku "ka fakte se ajo është shkaktare që dikur është hapur dhe një luftë botërore."

Para dy javësh kam thënë që Serbia dhe Vuçiç na ka borxh një përgjigje, këtë e kam thënë edhe në Zagreb. Në dallim nga viti 1914 kur një i ri ka vrarë trashëgimtarin e frontit austro- hungarez dhe gruan e tij, nuk ka mundur të krijohej lidhja mes tij dhe bashkëpunëtorët në Serbi, dhe  ka shkaktuar një luftë botërore. Autori kishte një armë të kontrabanduar nga Serbia.

Sot kemi fakte dhe dëshmi, njerëz që i kanë përjetuar. Vuçiç nuk është përgjigjur ende. Por sanksionet nuk sjellin asgjë, që do sillnin ndryshimin e qëndrimit politik. Këto sanksione vetëm do i ndihmonin pushtetarët të mobilizojnë votuesit. Kur i them këto gjëra duket sikur po shkel veten në bisht. Vuçiç duhet të jetë nën presion për të na dhënë përgjigje. Prandaj mendoj që këto vendime nuk do i marrë Kroacia, por do t’i marrin të tjerët.“-tha Milanoviç.

takimi begaj-milanovic

Sondazh

Poll