Politike

Mblidhet Kryesia e PS/ Rama 'porosi' deputetëve: Angazhohuni në Kuvend, krijoni kontakte me qytetarët

Rama u ndal tek bashkëpunimi mes grupit parlamentar dhe qeverisë për çështje me interes në mbledhje të komisioneve parlamentare dhe seancave plenare.

18 Tetor 2023, 12:48 Nga A.B
Mblidhet Kryesia e PS/ Rama 'porosi' deputetëve: Angazhohuni
Edi Rama

TIRANË- Sot është mbledhur grupi parlamentar i Partisë Socialiste. Në mbledhje ishte i pranishëm edhe Kryeministri Edi Rama, njëherazi kryetar i partisë.

Në mbledhje, Rama u ndal tek bashkëpunimi mes grupit parlamentar dhe qeverisë për çështje me interes në mbledhje të komisioneve parlamentare dhe seancave plenare. Kreu i Qeverisë foli edhe për angazhimin e deputetëve në Kuvend si dhe në kontakte me qytetarët në terren.

Mblidhet Kryesia e PS/ Rama 'porosi' deputetëve: Angazhohuni

Në grup, Rama diskutoi edhe mbi prioritetet e projektbuxhetit për vitin e ardhshëm dhe kërkoi angazhim të deputetëve në diskutimin parlamentar të projektbuxhetit.

'Balkanweb' raporton se grupi diskutoi edhe mbi organizimin e Kongresit të jashtëzakonshëm të PS-së që pritet të mblidhet të fillim të nëntorit./Dosja.al

kryesia e ps 18 tetor 2023 edi rama

Sondazh

Poll