Politike

“Bëj thirrje të njihet Kosova” Milanoviç: Pengesat po bëhen më të fryra dhe më të vështira nga Europa

Milanoviç shprehu mbështetjen për çështjen e Kosovës dhe bëri thirrje për njohjen e saj.

18 Tetor 2023, 13:09 Nga h.k
“Bëj thirrje të njihet Kosova” Milanoviç: Pengesat
Zoran Milanoviç

TIRANË-Presidenti i Republikës së Kroacisë, Zoran Milanoviç, ndodhet sot në Shqipëri, ku dha një konferencë për shtyp me homologun Begaj. Milanoviç shprehu mbështetjen për çështjen e Kosovës dhe bëri thirrje për njohjen e saj.

Presidenti kroat dënoi sulmet e ndodhura në Banjskë dhe vuri theksin në përpshpejtimin e proceseve të rajonit në Bashkimin Europian.

Kjo ka të bëjë me thirrjen për të pranuar Kosovën. Dhe kjo mua me tregon se tërë Evropa e di por nuk dëshiron ta përmendë. Më duket sikur këto pengesa bëhen më të fryra më të vështira. Shumë pak gjëra janë duke u bërë për t’u duruar. Dhe shumë pak gjëra janë bërë për ta ndryshuar. Shqipëria nuk e di se çfarë tjetër do mund të bënte nga ajo çfarë ka bërë Shqipëria tani, të mbetet aty ku është dhe të mos e kalojë linjën e dinjitetit dhe vetërespektit të duhur, dhe të jetë një vend sa më bashkëpunues. “-tha Milanoviç.

takime begaj-milanovic

Sondazh

Poll