Politike

'Nuk e përcaktoni ju se kush është opozita'/ Deputetët e PD-së braktisin Komisionin e Ekonomisë: S'pranojmë rregullat e PS-së

Deputetët Edmond Spaho dhe Bujar Leskaj thanë se, në shkelje të çdo norme, mazhoranca ka eliminuar opozitën duke i asgjësuar çdo hapësirë. 

18 Tetor 2023, 13:18 Nga A.B
'Nuk e përcaktoni ju se kush është opozita'/
Komision

TIRANË- Komisioni për Ekonominë dhe Financat u shoqërua ditën e sotme me debate. Deputetët e opozitës, kanë denoncuar sjelljen arbitrare dhe antikushtetuese të mazhorancës në parlament.

Deputetët Edmond Spaho dhe Bujar Leskaj thanë se, në shkelje të çdo norme, mazhoranca ka eliminuar opozitën duke i asgjësuar çdo hapësirë. 

Edmond Spaho: Në 33 vjet, nuk ka ndodhur asnjëherë, pavarësisht nga përplasjet mes mazhorancës dhe opozitës, të arrihet deri në pikën ku mazhoranca të përcaktoje kush është opozita. Nuk më habit Edi Rama, se ai kështu është, por më habit sjellja e kolegëve të mazhorancës.

Bujar Leskaj: Po flasim për probleme fondamentale. E drejta e opozitës për t’u përfaqësuar në Kuvend. Refuzoni të përfaqësoni opozitën në Komisionin e Reformës Zgjedhore. Ne nuk do të pranojmë rregullat tuaja, por rregullat e demokracisë.

Më pas, deputetët vendosën që të largoheshin nga Komisioni./Dosja.al

komisioni i ekonomise

Sondazh

Poll