Politike

Diskutime me Milanoviç për Kosovën/ Begaj: Dënuam ngjarjet dramatike të ndodhura në Banjskë

Begaj theksoi gjatë takimit nevojën e mbështetjes së Kroacisë për Kosovën pas sulmeve të 24 Shatorit të ndodhur në Banjskë.

18 Tetor 2023, 12:48 Nga h.k
Diskutime me Milanoviç për Kosovën/ Begaj: Dënuam ngjarjet
Bajram Begaj dhe Zoran Milanovic

TIRANË-Bajram Begaj Presidenti i Shqipërisë ka mbajtur bashkë me homologun e tij kroat Zoran Milanoviç një konferencë për mediat. Gjatë konferencës Begaj u shpreh se "diskutimi i tyre u përfshi në disa pika me rëndësi, nga trajtimi i minoriteteve, çështja e Kosovës dhe aktet terroriste e ndodhura së fundmi". 

Begaj theksoi gjatë takimit nevojën e mbështetjes së Kroacisë për Kosovën pas sulmeve të 24 Shatorit të ndodhur në Banjskë. Presidenti gjatë takimit ka nënvizuar nevojën që BE të rrisë presionin për përfundimin e hetimeve lidhur me ngjarjen.

Lidhur me respektimin e të drejtave të njeriut vlerësova se Shqipëria dhe Kroacia kanë një rekord shumë të mirë. Sa i përket trajtimit të minoriteteve një model që duhet ndjekur edhe nga vende të tjera të rajonit. E njoha presidentin Milanoviç me problematikat me të cilat përballet komunitetit shqiptar në Luginën e Preshevës. Sigurisht një vëmendje i kushtuam zhvillimeve rajonale.

Dënuam ngjarjet dramatike në veriun e Kosovës dhe sulmin terrorist kriminal ndaj policisë në Banjskë më 24 shtator. I shpreha shqetësimin lidhur me përgatitjet dhe armatimit ushtarak të përdorur nga grupi terrorist. Nën vizova nevojën e rritjes së presionit nga ana e BE për përfundimin e hetimeve dhe nxjerrjen e përgjegjësve. Nënvizova se pasaktëve të fundit të Hamasit ndaj izraelit bëhet më e domosdoshme që BE dhe NATO të dekurajojnë qasjen provokative të Serbisë ndaj Kosovës. E vlerësova qëndrimin e Kroacisë ndaj Kosovës.

Ndamë mendimin se dialogu mbetet e vetmja rrugë deri në njohjen reciproke. Që prej sulmit në Banjskë gjërat nuk janë më si më parë, ndaj duhet të ketë një qasje të re.”, tha Begaj në konferencën e përbashkët me Milanoviç.

takimi begaj-milanovic

Sondazh

Poll