Politike

“Keni vrarë parlamentarizmin, turp për ju”/ Deputetët e opozitës ikin nga komisionet, dalin me debate nga salla (video)

Debatet më të forta u rregjistruan në Komisionin e Ligjeve, ku deputetët Oerd Bylykbashi, Jorida Tabaku dhe Dhurata Çupi kanë dal nga mbledhja duke akuazuar anëtarët e PS-së në komision për “vrasje të parlamentarizmit”.

18 Tetor 2023, 12:00 Nga h.k
“Keni vrarë parlamentarizmin, turp për ju”/ Deputetët
Debate ne komisione

TIRANË-Deputetët e opozitës kanë braktisur ditën e sotme Komisionet e Parlamentare në Kuvend, ku gjatë diskutimeve kanë debatuar për përjashtimin e deputetëve të PD-së. Rrëzimi i Komisioneve Hetimore dhe bllokimi i Reformës Zgjedhore ka bërë që të ketë një debat të ashpër mes anëtarëve të komisionit. Në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese mbledhja është shtyrë për më shumë se një orë pas mungesës së opozitës.

Debatet më të forta u rregjistruan në Komisionin e Ligjeve, ku deputetët Oerd Bylykbashi, Jorida Tabaku dhe Dhurata Çupi kanë dal nga mbledhja duke akuazuar anëtarët e PS-së në komision për “vrasje të parlamentarizmit”.

Jeni duke vrarë parlamentarizmin. Me fuqinë e kartonave nuk mund t’i mbyllni gojën opozitës. Jeni duke bllokuar fjalën e lirë ndaj atyre që populli i ka votuar.”- tha Bylykbashi para se të linte mbledhjen.

Nga ana tjetër deputetja Tabaku, pas kolegut Bylykbashi i është drejtuar Kryetares së Komisionit të Ligjeve Klotilda Ferhati, se po shpërfill çdo nismë që vjen nga partia më e madhe opozitare.

Ne nuk jemi këshilltare të qeverisë, ne kemi bërë një propozim me shumë seriozitet të cilën kemi që në dhjetor që e kemi prezantuar, neqoftëse ne propozimet duhet tja çojmë qeverisë që të shofi qeveria i merr apo nuk i merr, mua më duket e palogjik kjo menyrë. Dhe kjo është pikërisht kjo mos përfillja ndaj opozitës dhe ajo konsiderata që ju keni, që asgjë nuk vlen.”-tha Tabaku dhe më pas braktisi sallën.

Deputetët Petrit Vasili dhe Erisa Xhixho të Partisë së Lirisë debatuan më tej në Komsionin e Sigurisë duke shoqëruar dhe ata fjalën e tyre me braktisjen e sallës”

Kuvendi nuk e ka kryer detyrimin e Gjykatës Kushtetuese. Nuk jemi autor ne të këtij vendimi. Gjykata Kushtetuese e ka marrë vendimin. Edhe vënia e Gjykatës Kushtetuese është vendosur nga Gjykata e Shkodrës. Ne bëjmë shumë mirë që flasim për Reformën në Drejtësi, por që ne kemi rënë në nivelin që s’po zbatojmë vendimet e Gjykatës Kushtetuese.”- tha Vasili dhe braktisi komisionin.

komisionet parlametare

Sondazh

Poll