Politike

Përplasje tek Ligjet/ Çupi: Keni 13 ditë që mbani jashtë deputetët, 10 ditë ka qenë vendimi, Ferhati: Një muhabet përditë

Përplasja ka ndodhur për shkak të vendimit të përjashtimit të deputetëve të PD-së, ku sipas Çupit kanë kaluar 13 ditë nga 10 ditë sipas vendimit dhe ata ende nuk i kanë lejuar të marrin pjesë në punimet e Kuvendit.

18 Tetor 2023, 10:40 Nga h.k
Përplasje tek Ligjet/ Çupi: Keni 13 ditë që mbani
Komisioni i Ligjeve

TIRANË- Komisioni i Ligjeve në Kuvendin e Shqipërisë ka nisur paraditen e sotme me debate mes deputetes së Partisë Demokratike Dhurata Çupi dhe Kryetares së Komisionit Klotilda Ferhati. Përplasja ka ndodhur për shkak të vendimit të përjashtimit të deputetëve të PD-së, ku sipas Çupit kanë kaluar 13 ditë nga 10 ditë sipas vendimit dhe ata ende nuk i kanë lejuar të marrin pjesë në punimet e Kuvendit.

Çupi kërkoi fjalën për procedurë dhe akuzoi Ferhatin se po shkel rregulloren.

Çupi: Ju flisni për respekt ndaj kolegëve, a ka moral që ju të flisni për kolegët në lidhje me respektin? Keni 13 ditë nga përjashtimi i deputetëve dhe rregullorja e përcakton qartë dhe ju nuk i lejoni të vinë. A është kjo për procedurë? A ju vjen turp ju që flisni për respekt?

Ferhati: Ankimojeni vendimin, mos bëj retorikë politike. Një muhabet përditë.

Çupi: Ku të ankimoj, ti ankimoj te ju që i përjashtuat? Zonja kryetare, a ka mundësi të sqarosh. Flisni për respekt ndaj kolegëve, a keni ju turp ? Turp tju vijë.

komisioni i ligjeve dhurata cupi klotilda ferhati

Sondazh

Poll