Sport

Shenjat janë... Efekti i largimit të Leo Messit dhe Neymar, duket katastrofik te PSG-ja

Largimi i Neymar dhe Lionel Messi nga Paris Saint-Germain sigurisht që ka kursyer para, por mund t'i kushtojë shtrenjtë klubit në muajt në vijim.

18 Tetor 2023, 11:57 Nga DOSJA
Shenjat janë... Efekti i largimit të Leo Messit dhe Neymar, duket

FRANCE - Pak më shumë se dy vjet më parë, Paris Saint-Germain arriti atë që ishte grusht shteti i shekullit, duke siguruar shërbimet e Lionel Messit të lirë, në fund të kontratës së tij me Barçën. 

Në ditët pas ardhjes së argjentinasit në kryeqytet, rrjetet sociale të klubit shpërthyen me mbi 20 milionë abonentë, shifër e cila vijoi të rritet në muajt në vijim. Përveç kësaj, nënshkrimi i tij përkoi disa javë më vonë me nënshkrimin e një kontrate të madhe me “crypto.com”, një kompani e specializuar në kriptovalutat për tre vjet, me një marrëveshje prej 8.5 milionë euro në vit, ose trefishi i shumës së përmendur para nënshkrimit të Messit.

Por sot po krijohen efekte negative edhe largimet e përbashkëta të “Pleshtit”, si dhe Neymarit, sigurisht kanë kursyer miliona për sa i përket rrogës, por jo për menaxhimin, siç zbulon gazeta “L'Équipe”. Së pari, klubi ka pësuar tashmë një humbje prej 10 dhe 15 milionë ndjekësve në rrjetet e ndryshme, që nga mërgimi i Brazilit dhe argjentinasit. 

Për më tepër, kompania “crypto.com” tani dëshiron të rishikojë kontratën e saj një vit nga përfundimi i marrëveshjes së nënshkruar në 2021 dhe raportohet se diskutimet janë duke u zhvilluar. 

Ndërkohë, disa partnerë të mëdhenj të skuadrës si “Aspetar”, “Ooredoo” apo “Qatar Airways” janë me vonesë për disa pagesa dhe kërkimi për një sponsor të ri për pjesën e pasme të fanelës, si dhe një emërtim për qendrën stërvitore po fillon të bëhet i vështirë. Pavarësisht nëse janë apo jo, të lidhura me largimin e dy yjeve të Amerikës së Jugut, këto dosje kanë filluar ngadalë të shkaktojnë shqetësim brenda PSG-së. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll