Sport

VIDEO/ Në Budapest, një tifoz hungarez me shallin e Kosovës, para tifozëve serbë!

Sigurimi i stadiumit, duke tentuar që mos të lejojë provokime, ka reaguar me shpejtësi, madje edhe duke e keqtrajtuar tifozin dashamirës të Kosovës

18 Tetor 2023, 10:18 Nga DOSJA
VIDEO/ Në Budapest, një tifoz hungarez me shallin e Kosovës, para

HUNGARI - Tashmë videoja është bërë virale, edhe pse pamjet nuk janë pare në TV. Tri ditë më parë, Serbia u mund 2-1 në “Pushkas Arena” nga Hungaria. Rezultati u bë edhe më i hidhur për tifozët serbë, kur një tifoz hungarez shfaqi një shall.

Ai kishte të shkruar emrin e Kosovë, përpara mijërave tifozëve serbë. Në transmetimin televiziv nuk është parë fansi hungarez me flamurin e Kosovës, por që në rrjetet sociale, tifozët e kanë shpërndarë në masë të madhe dhe tani videoja është bërë virale.

Ndërkohë, sigurimi i stadiumit, duke tentuar që mos të lejojë provokime, ka reaguar me shpejtësi, madje edhe duke e keqtrajtuar tifozin dashamirës të Kosovës. Kjo sjellje e sigurimit ngjalli reagime te trifozët tjerët, të cilët reaguan ashpër ndaj tyre.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll