Sport

E BUJSHME! Benzema, akuzohet nga ministri i brendshëm francez: "Ai ka lidhje me një organizatë terroriste myslimane"

Deklarata e bujshme e një zyrtari të lartë në qeverinë franceze në një intervistë për CNews

18 Tetor 2023, 09:00 Nga DOSJA
E BUJSHME! Benzema, akuzohet nga ministri i brendshëm francez: "Ai ka

FRANCE - Një lajm i bujshëm vjen nga Franca: Ministri i brendshëm francez, Gérald Darmanin, ka akuzuar hapur Karim Benzema për lidhje me një organizatë terroriste myslimane. 

“Karim Benzema ka lidhje, siç e dimë të gjithë, me Vëllazërinë Myslimane”,- tha ai në një intervistë për CNews. Dy ditë më pare, sulmuesi francez i Al-Ittihad kishte treguar afërsi me popullin palestinez:

“Të gjitha lutjet tona për banorët e Gazës, që janë edhe një herë viktima të këtyre bombardimeve të padrejta, që nuk kursejnë as gratë e as fëmijët”, ka shkruar ai në rrjetet sociale.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll