Sport

VIDEO/ “Shqipëri, Shqipëri” - thirret në Beograd! Tension në Serbi - Mali i Zi, tifozët malazezë përplasen me ata serbë...

Dhunë midis tifozëve malazezë dhe atyre serbë, teksa në një video të publikuar dëgjohen brohorimat: “Shqipëri”, “Shqipëri”.

18 Tetor 2023, 09:59 Nga DOSJA
VIDEO/ “Shqipëri, Shqipëri” - thirret në Beograd!

SERBI - Nuk kanë munguar çastet e tensioni, në duelin Serbi-Mali i Zi, i vlefshëm për kualifikueset e “Euro 2024”, ndeshje që përfundoi me shifrat 3-1 për serbët.

Të luhet një takim futbolli në Serbi e të mos ketë incident është thuajse e pamundur, teksa ato nuk munguan as në duelin e mbrëmjes së djeshme.  

Tifozët e Malit të Zi u përplasën me policinë serbe në tribuna, pasi një stjuart serb vodhi një flamur malazez, në tribunën ku ishin të vendosur këta të fundit.

Bëhet me dije nga "Vijesti.me", se tifozeria malazeze ka thyer edhe karrige të stadiumit, të cilat i hodhën në drejtim të policisë serbe. 

Pas veprimit të tifozëve malazezë, ata serbë iu kundërpërgjigjën, teksa në një video të publikuar dëgjohen brohorimat: “Shqipëri”, “Shqipëri”.

Ndërkohë, për kombëtaren e Malit të Zi në fushë ishin nga minuta edhe tre futbollistë me origjinë shqiptare: Edvin Kuç, Driton Camaj dhe Marko Tuçi. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll