Sport

VIDEO/ Magjia e Leo Messit nuk ka të ndalur! Argjentina ruan ecurinë e fitoreve, falë një dopiede të “Pleshtit” në Peru…

E mbështetur nga një dopietë e Leo Messi kundër Perusë (2-0), të martën në mbrëmje në Lima, Argjentina vazhdon sukseset e saj në kualifikimet për Kupën e Botës 2026, me 12 pikë pas katër ndeshjeve

18 Tetor 2023, 11:04 Nga DOSJA
VIDEO/ Magjia e Leo Messit nuk ka të ndalur! Argjentina ruan ecurinë e

PERU - Në sajë të një dopietë të Lionel Messi në Lima kundër Perusë (2-0), të martën në mbrëmje, Argjentina vazhdon rezultatet e saj të përsosura për Kupën e Botës 2026.

Me katër fitore në po aq ndeshje, kampionët e botës janë në krye të renditjes për zonën e Amerikës së Jugut, me 12 pikë, duke i lënë me pesë pikë larg ndjekësit e saj (Uruguaj, Brazil dhe Venezuelë).

I eliminuar nga gara për “play-off”-in e MLS me Inter Miami, Leo Messi, i cili u rikthye në formacionin fillestar argjentinas, pasi hyri në periudhën e dytë kundër Paraguait (1-0) të enjten e kaluar, duket se është rikuperuar nga dëmtimi i muskujve që kishte e mbajti atë larg fushës në javët e fundit. 

Në garën për të fituar një “Top të Artë” të 8-të, 36-vjeçari hapi rezultatin duke marrë një krosim majtas nga Nicolas Gonzalez (32’), dhe dyfishoi epërsinë përpara pushimit, me putrën e tij të majtë klinike, në një shërbim nga Enzo Fernandez (42’).

Me 31 gola të shënuar në 63 ndeshje kualifikuese të Kupës së Botës, Lionel Messi tani është golashënuesi i vetëm më i mirë në histori në kualifikimet e Kupës së Botës nga zona Conmebol, përpara uruguajanit Luis Suarez (29 gola).

“Ekipi e ka kuptuar Leo Messin për një kohë të gjatë, i sjell dobi dhe ai ndihet rehat,-  vlerëson trajneri Lionel Scaloni. - Shpresoj që ai të luajë sa më gjatë, sepse të gjithë janë të lumtur ta shohin atë në fushë”.

Ylli argjentinas do të ketë ende mundësi të shkëlqejë gjatë ndeshjeve të ardhshme, kundër Uruguajit (16 nëntor) dhe Brazilit (21 nëntor).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll