Sport

VIDEO/ Neymar lë fushën mes lotësh në Uruguaji, dyshohet një dëmtim i rëndë…

I mbuluar në lot në barelë, Neymar, sulmuesi i Brazilit, mund të vuajë nga një këputje e ligamentit të kryqëzuar. ‘Selecao’ humbet 2-0 ndaj Uruguajit vendas.

18 Tetor 2023, 11:22 Nga DOSJA
VIDEO/ Neymar lë fushën mes lotësh në Uruguaji, dyshohet

BRAZIL - Është ngjarja e natës në anën tjetër të Atlantikut. Nëse Lionel Messi edhe një herë kënaqej me një dopietë madhështore kundër Perusë për një fitore 2-0, shoku i tij Neymar përjetoi një mbrëmje diametralisht të kundërt. 

Brazili i tij humbi 2-0 në terrenin e Uruguajit, për kualifikueset e Kupën e Botës 2026. Por mbi të gjitha, atij iu desh të linte skuadrën e tij pak para pushimit pas një dëmtimi në gju, duke e lënë fsuhën jeshil të përlotur në barelë.

Pas ndeshjes, ai u largua nga stadiumi me një gju të ënjtur, duke çaluar dhe me paterica.  Shtypi brazilian është shumë i shqetësuar për gjendjen shëndetësore të numrit “10” të ‘Selecaos’, edhe nëse stafi po përpiqet t’i qetësojë gjërat:

"Mund të jetë një ndrydhje e konsiderueshme, por ne kemi kryer të gjitha testet. 24 orët e ardhshme do të jetë vendimtare për të vëzhguar reagimin e gjurit, ënjtjen që do të paraqesë dhe analizat imazherike, të cilat do të bëjnë të mundur vendosjen e një diagnoze përfundimtare. Është ende herët për të përcaktuar nëse është një dëmtim ligamenti. Ne presim ekzaminimet me qetësi”,- tha mjeku brazilian Rodrigo Lasmar. 

"Ne duhet të mësojmë shpejt më shumë për natyrën e këtij dëmtimi. Një këputje e ligamenteve të kryqëzuara do ta mbante atë larg fushës për shumë muaj çfarëdo që të ndodhte, madje mund ta bënte atë të thotë lamtumirë në Kupën e Amerikës".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll