Sport

Di Maria paralajmëron lamtumirën nga kombëtarja, pas Kupës së Amerikës 2024!...

Angel di Maria ka bërë të ditur, se kur do ta mbyllë karrierën me kombëtaren e Argjentinës

18 Tetor 2023, 10:28 Nga DOSJA
Di Maria paralajmëron lamtumirën nga kombëtarja, pas Kupës

ARGJENTINE - Sulmuesi anësori i Benficas, Angel Di Maria ka bërë një deklaratë të madhe.  Futbollisti argjentinas bëri të ditur se do ta mbyllë karrierën me kombëtaren pas Kupës së Amerikës, e cila do të mbahet në vitin 2024 në SHBA.

Vlen të theksohet se Di Maria aktualisht është kampioni aktual i Kupës së Amerikës dhe kampion i botës me Argjentinën, titull i fituar në vitin 2022 në Katar. Argjentinasi u kthye te Benfica verën e kaluar, pasi u bë lojtar i lirë teksa u largua nga Juventusi në Torino. Në karrierën e tij ai ka luajtur edhe për Real Madrid, PSG, Manchester United, Benfica dhe Rosario Central.

Gjatë qëndrimit të tij të parë në klubin Benfica, Di Maria u bë kampion dhe fitues i Kupës së Ligës portugeze. Si pjesë e Real Madridit, ai fitoi kampionatin spanjol, fitoi Chasmpions League, Kupën dhe Superkupën e Spanjës. Si pjesë e skuadrës franceze PSG, mesfushori argjentinas fitoi titullin e Ligue 1 gjithsej pesë herë.

Për kombëtaren e Argjentinës, në të cilën debutoi në vitin 2008, Di Maria ka zhvilluar 134 ndeshje dhe 29 gola.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll