Politike

Rama për vizitën e Macron në Tiranë: Hapi një bashkëpunim të afërt politik për afrimin e Ballkanit Perëndimor me BE-në

“E para si vizitë në 101 vite marrëdhënie diplomatike”, e ka quajtur Rama në postimin e tij. Nga ana tjetër kryeministri ka theksuar arritjet e vizitës nga projektet kulturore, arsimore dhe ekonomike deri tek afrimi i Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Europian.

18 Tetor 2023, 08:32 Nga h.k
Rama për vizitën e Macron në Tiranë: Hapi një
Emmanuel Macron dhe Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka postuar mëngjesin e sotëm një video përmbledhëse të takimit të Presidentit të Francës Emmanuel Macron në Tiranë. Rama ka postuar një mesazh përshëndetës në Facebook për lidhjen midis Shqipërisë dhe Francës në kuadrin historik mes dy vendeve.

E para si vizitë në 101 vite marrëdhënie diplomatike”, e ka quajtur Rama në postimin e tij. Nga ana tjetër kryeministri ka theksuar arritjet e vizitës nga projektet kulturore, arsimore dhe ekonomike deri tek afrimi i Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Europian.

POSTIMI I KRYEMINISTRI EDI RAMA:

"Dhe me këtë kronikë të vizitës historike të Presidentit të Francës në Shqipëri, e para në 101 vjet marrëdhënie diplomatike mes të dy vendeve, e cila i hapi rrugën një sërë projektesh të reja me rëndësi për zhvillimin ekonomik, arsimor e kulturor për Shqipërinë, si edhe një bashkëpunimi të afërt politik, për afrimin e Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Europian, ju uroj një ditë të mbarë."

Emmanuel Macron e vizitoi Shqipërinë disa orë pas Samitit të Procesit të Berlinit, ku agjendën e tij e nisi me një takim me Presidentin Bajram Begaj dhe më pas akordoi me dekoratën “Oficer i lartë i legjionit të nderit”, shkrimtarin e njohur Ismail Kadare. Ajo çka ra më shumë në vizitën e tij, ishin deklaratat për Kosovën pas ngjarjes së ndodhur në veri të Kosovës, ku presidenti dha një mesazh që hapi debat në opinionin publik, mbi pezullimin e vizave të Kosovës.

vizita e emmanuel macron ne shqiperi edi rama

Sondazh

Poll