Politike

VIDEOLAJM/ “Kam punuar si i çmendur për t’i bërë”, Rama i “veshur” si kuzhinier befason liderat e BE-së në samit

Gjatë drekës së shtruar nga Rama, lideravë i është servirur një pizza me emrin Berlin Samit që mbante të stampuar foton e kryeministrit shqiptar si kuzhinier.

18 Tetor 2023, 10:19 Nga h.k
VIDEOLAJM/ “Kam punuar si i çmendur për t’i
Kryeministri Edi Rama gjate drekes me lideret e BE-se

TIRANË-Të hënën e 16 Tetorit, gjatë zhvillimit të Samitit të Procesit të Berlinit, mes diskutimeve serioze kanë rënë në sy dhe disa episode gazmore mes liderave të BE-së dhe Kryeministrit Edi Rama. Gjatë drekës së shtruar nga Rama, lideravë i është servirur një pizza me emrin Berlin Samit që mbante të stampuar foton e kryeministrit shqiptar si kuzhinier.

Nga ana tjetër Kryeministri Rama i ka dhuruar secilit ka liderët një pjatë me pikturat e tij, çka ka shkaktuar të qeshura dhe komente.

“Si i ke bërë këtë?”, pyeti Rutte.

“Kam punuar si i çmendur për t’i bërë. Janë te gjitha të punuara me dorë. E dua Europën”, tha Rama.

Më tej ai iu drejtua kancelarit gjerman duke i thënë se mund të hante ushqim në to, pasi nuk fshihen.

“Mund të bësh spaghetti këtu, nuk hiqet”, i tha Rama, Scholz.

Më tej biseda u shoqërua me batuta, ku Rutte kërkonte të kishte 10% të fuqisë së Ramës.

samiti i procesit te berlinit ne tirane

Sondazh

Poll