Politike

Ulsi Manja vizitë zyrtare në Angli, takohet me homologun britanik, viziton dhe shqiptarët e burgosur

Në qendër të këtij takimi do të jetë nënshkrimi i marrëveshjes dy-palëshe për transferimin e të dënuarve shqiptarë nga Mbretëria e Bashkuar në Shqipëri. 

17 Tetor 2023, 19:13 Nga I.A
Ulsi Manja vizitë zyrtare në Angli, takohet me homologun britanik,
Ulsi Manja

ANGLI- Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja po zhvillon një vizitë zyrtare në Angli. Kjo vizitë e Manjës ka ardhur pas ftesës nga homologu i tij britanik, Lordit Kancelar dhe Sekretar i Shtetit për Drejtësinë në Mbretërisë së Bashkuar, Alex Chalk. Në qendër të këtij takimi do të jetë nënshkrimi i marrëveshjes dy-palëshe për transferimin e të dënuarve shqiptarë nga Mbretëria e Bashkuar në Shqipëri. 

Manja pritet të vizitojë edhe burgun e meshkujve në Pentonville, ku do të takojë të burgosurit shqiptarë që janë në pritje të dënimit nga gjykatat britanike. Gjatë vizitës në Londër, siç bëhet e ditur, ministri do të zhvilloje një takim dhe me përfaqësues të komunitetit shqiptar në fushën e drejtësisë dhe biznesit.

ulsi manja alex chalk

Sondazh

Poll