17 Tetor 2023, 19:09
Nga Blerina Gjoka
Emmanuel Macron dhe Edi Rama
TIRANË- Presidenti francez, Emmanuel Macron deklaroi të martën nga Tirana që Serbia të dënojë sulmin në Banjskë dhe Kosova të pranojë asosacionin për komunat me shumicë serbe, sipas planit franko-gjerman.
“Ajo çka presim nga autoritetet kosovare dhe serbe është e thjeshtë; riorganizmi i zgjedhjeve në komunat ku këto u bënë në kushte të papërshtatshme, pjesëmarrjen e serbëve në këto zgjedhje dhe në institucione, njohjen e asociacionit të komunave serbe nga autoritetet kosovare,” deklaroi Macron në një konferencë për shtyp me kryeministrin Edi Rama.
Macron paralajmëroi gjithashtu autoritetet kosovare se plani i liberalizimit të vizave mund të vihej në rrezik, nëse Prishtina nuk do të pranonte asocacionin.
“E them me shumë qartësi, ne kemi bërë një gjest besimi për çështjen e liberalizimit të vizave. Sa i përket Francës, është pezulluar sepse ka të bëjë me respektimin e fjalës së dhënë dhe fjala e dhënë sot nuk po mbahet,” tha ai.
Duke folur pas Macronit, kryeministri Edi Rama e theksoi disa herë rrezikun e pezullimit të lëvizjes së lirë, duke e quajtur “dramatike” nëse Kosova do të humbiste këtë të drejtë të fituar.
“Mua më rrëqethet mishi kur mendoj që mund të ketë rindalesë në procesin e liberalizimit të vizave, por në anën tjetër nuk duhet të rrimë ta kërkojmë te Presidenti i Francës,” tha ai.
Për Ramën, faji bie mbi autoritetet e Kosovës.
“Sot Kosova është futur vetë në një kurth që ia ka bërë vetes,”, tha ai, duke shtuar se plani franko-gjerman është gjëja më e mirë që mund t'i ndodhë Kosovës.
Në prill të këtij viti, Parlamenti Europian miratoi marrëveshjen për lirinë e vizave me qëndrim të shkurtër në vendet e Shengenit me Kosovën. Marrëveshja parashikonte që përjashtimi nga sistemi i vizave do të hynte në fuqi në janar të 2024-ës pas adoptimit të anës teknike.
Ekspertët e integrimit thonë se një pezullim i mundshëm kërkon nisjen e procedurave ligjore të reja pasi vendimmarrja politike e Bashkimit Europian është marrë tashmë.
“Që të ndodhë kjo, Franca duhet të kërkojë amendim te rregullores dhe të nisë një procedurë legjislative, por në këtë rast do duhet që ta mbështesë shumica e vendet e tjera,” i tha BIRN Gledis Gjipali, drejtor ekzekutiv i “European Movement Albania”.
Sipas tij, vendimi në Këshillin Europian, organi më i lartë vendimmarrës i BE-së është marrë dhe nuk jemi më në variantin e vetos që mund të përdorte Franca.
“Pezullimi ndodh kur e kërkon një vend anëtar dhe e miraton Komisioni,” shtoi ai duke sjellë në vëmendje rastin e Holandës kur parlamenti kombëtar e më pas qeveria kërkuan pezullimin e lëvizjes pa viza për shtetasit shqiptarë, kërkesë e cila u rrëzua nga Komisioni Europian.
Marrë nga Reporter.al
emmanuel macron edi rama
Politike
17 Tetor 2023, 15:04
h.k
Gazment Bardhi
TIRANË-Gazmend Bardhi, Kreu i Grupit Palamentar të Partisë Demokratike ka dhënë një prononcim për mediat ...
Politike
17 Tetor 2023, 14:58
h.k
Sali Berisha
TIRANË- Kreu demokrat Sali Berisha ka dhënë një prononcim për mediat pas mbledhjes së Grupit Parlamentar lidhur...
Politike
17 Tetor 2023, 14:52
h.k
TIRANË-Sali Berisha, Kryetari i Partisë Demokratike në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të o...
Politike
17 Tetor 2023, 14:38
r.ll
gazment bardhi
TIRANË-Deputetët e Partisë Demokratike po zhvillojnë një mbledhje me dyer të mbyllura. Temë diskutimi n&...
Politike
17 Tetor 2023, 14:02
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama i ka dhënë një bono me vlerë 200 mijë franga Presidentit francez, Emmanuel Macron, q&e...
Politike
17 Tetor 2023, 13:50
A.B
Bardhi dhe Berisha
TIRANË- Ditën e sotme, deputetët e Partisë Demokratike janë duke zhvilluar një mbledhje me dyer të mb...
Politike
17 Tetor 2023, 13:36
Dosja.al
Edi Rama
TIRANË- Ditën e sotme u zhvillua ceremonia në vilën e ish-diktatorit Enver Hoxha, e cila do të kthehet në një r...
Politike
17 Tetor 2023, 13:01
r.ll
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një deklaratë për mediat, ka folur për Samiti...
Politike
17 Tetor 2023, 12:16
r.ll
emmanuel macron dhe edi rama
TIRANË- Presidenti i Francës, Emmanuel Macron gjatë konferencës për mediat me kryeministrin Edi Rama&...
Politike
17 Tetor 2023, 12:05
a.l
Emmanuel Macron
TIRANË- Presidenti francez, Emmanuel Macron tha se është Vuçiç duhet të dëojë aktin e 24 ...