Sport

Neymar kërcënon të mos udhëtojë me Brazilit për ndeshjen me Uruguajin, për shkak të kokoshkave që i hodhën tifozët...

Sipas “Joe”, Neymar është i tërbuar me incidentin, ku një tifoz i hodhi një kuti kokoshkash në kokë. Ai është përplasur me federatën braziliane dhe kërcënon të mos udhëtojë me skuadrën për ndeshjen kundër Uruguajit.

17 Tetor 2023, 15:31 Nga DOSJA
Neymar kërcënon të mos udhëtojë me Brazilit për

BRAZIL - Pas përfundimit të ndeshjes kualifikuese të Brazilit për Kupën e Botës kundër Venezuelës (1-1), dikush në tribunë hodhi një kuti kokoshkash në kokën e Neymarit, ndërsa braziliani ishte në rrugën e tij për në dhomën e zhveshjes.

Ngjarja e tërboi sulmuesin e Al Hilal, i cili sipas “Joe”, u përlesh pak më pas me presidentin e federatës braziliane, Enaldo Rodriguez.

Pasi e sulmoi verbalisht, Neymar më pas kërcënoi duke u shprehur se nuk do të udhëtonte me skuadrën e Seleção për ndeshjen kundër Uruguajit të mërkurën (18/10).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll