Sport

Legjenda Cantona: "Mbrojtja e të drejtave të palestinezëve, nuk do të thotë se jeni pro Hamasit"

Legjenda e Manchester United, Eric Cantona, ka trajtuar konfliktin e përgjakshëm mes Izraelit dhe Hamasit, duke e bërë të qartë, se mbrojtja e të drejtës së njeriut për jetë nuk e bën atë, një mbështetës të grupit militant palestinez.

17 Tetor 2023, 15:19 Nga DOSJA
Legjenda Cantona: "Mbrojtja e të drejtave të palestinezëve,

FRANCE - Dhe ndërsa kordoni shtrëngohet në Rripin e Gazës, me sulmet ajrore izraelite në lëvizje të plotë dhe ndërhyrjen tokësore të ushtrisë izraelite të pashmangshme, lufta ka marrë jetën e të paktën 1.400 njerëzve në anën izraelite dhe 2.750 të tjerë në anën palestineze.

Me një postim në Instagram, legjenda veterane e Mançester Junajtid, Eric Cantona, mori pjesë në përplasjet e përgjakshme, duke dashur të bëjë të qartë se të bësh thirrje për lirinë e Palestinës nuk do të thotë të mbështesësh Hamasin.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Eric Cantona (@ericcantona)

"Të mbrosh të drejtat e palestinezëve nuk do të thotë se je pro-Hamasit. Të thuash 'Liri për Palestinën' nuk do të thotë se je antisemitik, ose dëshiron që të gjithë hebrenjtë të largohen.

"Liri për Palestinën" do të thotë që palestinezët të jenë të lirë nga pushtimi izraelit që u ka grabitur të drejtat e tyre themelore të njeriut për 75 vjet.

“Liri për Palestinën” do të thotë ndalimi i burgosjes së 2.3 milionë palestinezëve në burgun më të madh të hapur në botë, gjysma e të cilëve janë fëmijë.

"Liri për Palestinën" do të thotë fundi i aparteidit të imponuar nga qeveria izraelite.

"Liri për Palestinën" do të thotë t'u japësh palestinezëve kontrollin e infrastrukturës bazë në tokën e tyre,"- ka shkruar ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll