Sport

Victor Lindelöf: “Ishte e pamundur të luaje. Mjafton ideja se mund të vriteshe në rrugë vetëm se kishe veshur një fanelë suedeze”…

Kapiteni i skuadrës nordike, i tronditur nga lajmi për vrasjen e tifozëve suedezë në një sulm terrorist në Bruksel gjatë ndeshjes.

17 Tetor 2023, 02:28 Nga DOSJA
Victor Lindelöf: “Ishte e pamundur të luaje. Mjafton ideja se

BELGJIKE - Çaste tmerri! Belgët mbështesin suedezët brenda stadiumit “King Balduíno”.

Kapiten i Suedisë, Victor Lindelöf, shpjegoi se ishte e pamundur që lojtarët e kombëtares nordike të vazhdonin ndeshjen kundër Belgjikës në Bruksel, pas sulmit terrorist që vrau dy shtetas suedezë në kryeqytetin belg.

"Kur dëgjova lajmin, fola fillimisht me shokët e mi dhe më pas me lojtarët belgë. Kishte një solidaritet të madh në dhomën e zhveshjes belge. Emocionalisht ishte e pamundur të vazhdohej të luhej. Kjo është e tmerrshme.

Mjafton mendimi se mund të vriteshe në rrugë, vetëm se kishe veshur një fanelë suedeze... Dëshiroj t'u dërgoj ngushëllimet e mia viktimave, në emër të lojtarëve”,- tha mbrojtësi i Manchester United pas ndeshjes, duke iu referuar kualifikueseve për fazën e “Euro 2024”.

Ndeshja kishte përfunduar pjesën e parë dhe nuk u rifillua më, në kohën kur në tabelë ishte shifrat 1-1.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll