Sport

Maccabi Haifa dhe Maccabi Tel Aviv i kërkojnë UEFA-s të shtyjë garat evropiane

Klubet izraelite do të përballen me Villarrealin (Europa League) dhe Zorya (Conference League) më 26 tetor, por argumentojnë se skenari i "luftës" i pengon ndeshjet të zhvillohen.

16 Tetor 2023, 23:29 Nga DOSJA
Maccabi Haifa dhe Maccabi Tel Aviv i kërkojnë UEFA-s të

IZRAEL - UEFA shtyu ndeshjet e kombëtares izraelite pas përkeqësimit të konfliktit me Hamasin në Palestinë dhe këtë të hënë dy klube izraelite i kërkuan UEFA-s që të bëjnë të njëjtën gjë me takimet e tyre përkatëse në garat evropiane. 

Shtyrja kërkohet pas sulmeve të Hamasit ndaj Izraelit

Ky ishte rasti i Maccabi Haifa, i cili kërkoi nga organi që drejton futbollin evropian të shtyjë ndeshjen në Spanjë me Villarrealin, të planifikuar për në datën 26, në fazën e grupeve të Europa League. Ata kryesojnë në grupin C, pas Panathinaikos, spanjolëve dhe Rennes.

Të njëjtën gjë bëri edhe Maccabi Tel Aviv, me trajnerin irlandez Robbie Keane, i cili iku nga Izraeli për në Greqi, pasi u strehua në një dhomë sigurie ditën e sulmit të Hamasit. Megjithatë, ai ende nuk është kthyer në Izrael dhe as nuk e di nëse do ta bëjë, dhe klubi kërkoi edhe shtyrjen e ndeshjes në Tel Aviv me Zorya, po ashtu e planifikuar për 26 tetor. Maccabi Tel Aviv është i treti në grupin B, pas Gent dhe Zorya dhe skuadra islandeze Breidablik është e fundit.

“Kjo është më e pakta që komuniteti evropian i futbollit mund të bëjë për ne në këto kohë të vështira, kur vendi ynë është në luftë. Është e pamundur të përqendrohemi te futbolli në një kohë që vajtojmë të vdekurit”,- ka mbrojtur në letrën dërguar UEFA-s drejtori i përgjithshëm i Maccabi Haifa-s, Itzik Ovadia.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll