Sport

Sulm terrorist pranë stadiumit “King Baldwin”, vriten dy persona në Bruksel. Pezullohet ndeshja Belgjikë - Suedi (video)

Gjithçka ka ndodhur pranë lokalit, ku po zhvillohej Belgjikë-Suedi (1-1); Sipas burimeve policore të cituara nga shtypi belg, dy suedezë kanë mbetur të vrarë, viktima të zjarrit të AK-47, ata kanë qenë tifozë rrugës për në stadium, pasi kishin veshur fanelat e kombëtares suedeze.

16 Tetor 2023, 22:55 Nga DOSJA

BELGJIKE - Shtypi belg raporton një sulm të kryer nga një terrorist i armatosur me një AK-47. Në këtë video më poshtë mund të dëgjoni të shtënat e terroristit, i cili është i veshur me një jelek portokalli. Pas përfundimit të pjesës së parë (1-1) është ndërprerë ndeshja Belgjikë - Suedi.

Sipas burimeve policore të cituara nga shtypi belg, dy suedezë kanë mbetur të vrarë, viktima të zjarrit të AK-47, ata kanë qenë tifozë rrugës për në stadium, pasi kishin veshur fanelat e kombëtares suedeze. Po qarkullojnë informacione, se njëri prej agresorëve pretendonte se ishte pjesëtar i ISIS dhe donte të hakmerrej ndaj popullit mysliman. 

Sulm terrorist pranë stadiumit “King Baldwin”, vriten dy

Krimineli është ende në arrati dhe autoritetet e policisë belge vazhdojnë të përforcojnë kontigjentin në vendngjarje dhe kanë nisur një gjueti. Këto do të jenë pamjet e agresorit, duke ikur me 'skuter'.

Agresori regjistroi një mesazh në rrjetet sociale, me fytyrën e zbuluar, duke shpjeguar motivet e tij. Ai ndau një video në Facebook në të cilën ai tha se kishte vrarë "tre suedezë". Ai thotë se është “luftëtar për Allahun” dhe se ka vepruar në emër të Shtetit Islamik. "Ne jetojmë dhe vdesim me besimin tonë.

Eshtë gjetur edhe viktima e tretë e agresorit, i cili është gjithashtu një tifoz suedez. Ndeshja Belgjika-Suedia që atëherë është pezulluar për arsye sigurie. 

Kryeministri i Belgjikës, Alexander De Croo, ka dalë publikisht për të shprehur ngushëllimet e tij për familjet e viktimave dhe gjithashtu për homologun e tij suedez.

“Unë po ndjek zhvillimet së bashku me Ministrat e Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme në Qendrën Kombëtare të Krizave. Ne po monitorojmë situatën dhe dëshirojmë t'i kërkojmë banorëve të Brukselit të jenë vigjilentë”,- ka pyetur De Croo në një postim në rrjetin social X. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll