Sport

E FUNDIT! Antonio Conte i shkel syrin pankinës së José Mourinhos...

Italiani nuk ka stërvitur ndonjë skuadër që nga marsi pas largimit nga Tottenham

16 Tetor 2023, 20:42 Nga DOSJA

E FUNDIT! Antonio Conte i shkel syrin pankinës së José

ITALI - Antonio Conte, aktualisht pa klub, ka dhënë një intervistë për RAI, më konkretisht për programin ‘Belve’, në të cilën i hapi derën një kalimi të mundshëm të tij te Roma e José Mourinhos. 

Deklaratat e italianit vijnë për publikun, pikërisht në një kohë kur nuk mungojnë lajmet për një distancë në rritje mes portugezit dhe klubit kryeqytetas dhe largimit të këtij të fundit në fund të sezonit.

“Më vjen keq që u largova nga Juventusi, pas vetëm tre vitesh. Do të doja të kisha një eksperiencë te Roma, apo Napoli një ditë, por përgjithësisht preferoj të pres fundin e sezonit”, tha trajneri.

I pyetur nëse kishte kontakte për t'u stërvitur në Arabinë Saudite, Conte konfirmoi se kishte marrë një ofertë, që vendosi ta refuzonte: “Ishte një ofertë e madhe, por unë zgjodha të them “Jo”.

Pas largimit nga ekipi i Tottenhamit pa fituar asnjë trofe, Conte nuk ka stërvitur më që nga marsi i vitit 2023, pasi tashmë ka refuzuar disa propozime për t'u rikthyer në fushën e blertë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll