Sport

“Euro 2024”/ Tetë skuadra tani kanë prerë “biletat” për në fazën finale të Gjermanisë...

Austria ishte skuadra e fundit që siguron kualifikimin këtë të hënë…

16 Tetor 2023, 23:12 Nga DOSJA
“Euro 2024”/ Tetë skuadra tani kanë prerë
Austria, kombëtarja e tetë e kualifikuar në "Euro 2024"

GJERMANI - Austria është skuadra më e fundit e kualifikuar në fazën finale të “Euro 2024”. Duke mposhtur Azerbajxhanin 1-0, ata vulosën kalimin e tyre në finale, si skuadra e dytë në grup dhe u bënë skuadra e tetë që është kualifikuar në kompeticionin që do të zhvillohet verën e ardhshme në Gjermani.

Portugalia është pjesë e grupit të skuadrave që arritën të kualifikohen herët në fazën finale të “Euro 2024”. Me fitoren në shtëpi ndaj Sllovakisë ( 3-2), kombëtarja luzitane siguroi pasaportën të premten mbrëma, ashtu si Belgjika (triumfoi ndaj Austrisë) dhe Franca (mundi Holandën). 

Gjermania, si mikpritëse, natyrisht ishte tashmë e kualifikuar. Do të jenë 24 kombëtare, që do të garojnë verën e ardhshme, nga data 14 qershor deri më 14 korrik.

Të dielën, ishte radha e Spanjës dhe Skocisë, që të kualifikoheshin gjithashtu nga grupi “A”, duke lënë jashtë Norvegjinë. Në grupin “D” është kualifikuar edhe Turqia, pasi mundi 4-0 Letoninë.

Ja dhe ekipet e kualifikuara deri tani:
- Gjermani (vendi organizator)
- Portugali (grupi “J”)
- Spanjë (grupi “A”)
- Skoci (grupi “A”)
- Francë (grupi “B”)
- Turqi (grupi “D”)
- Belgjikë (grupi “F”)
- Austria (grupi “F”)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll